Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar ashpër pas dështimit të një marrëveshje për reformën zgjedhore. Ajo kërkon të mbahet fjala e dhënë dhe të mos shtohen kërkesa të reja dhe kushte të pazbatueshme.
“Të gjitha palët kanë lëvizur dhe kanë treguar se janë shumë afër. Ju vendosët një synim, vendosët afatin 31 maj. Tani është koha të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja. Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane.