• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dështimi i ekipeve shqiptare në Europë, gazetari: Ky është futbolli i degraduar i prodhuar nga Armando Duka

21/07/2023
Dështimi i ekipeve shqiptare në Europë, gazetari: Ky është futbolli i degraduar i prodhuar nga Armando Duka

Nga Artan Hoxha

Eleminohen 3 nga 4 skuadrat shqiptare ne Europe.

Dje u luajten ndeshjet e kthimit te turit te pare per kupat e Europes.

Nga 4 skuadra te Superliges shqiptare pjesmarrese ne Europe, Partizani ne Champions League dhe Tirana, Egnatia e Vllaznia ne Conference League, turin e pare e kaloi vetem njera prej tyre, Tirana.

Padyshim nje nga paraqitjet me te dobeta te futbollit shqiptar ne Europe.

Ndodh qe te eleminohesh qe ne turin e pare, por kjo nuk ka ndodhur per shkak te shortit qe u rezervoi perballe skuadrave tona, rivale te forte.

Perkundrazi. Partizani, kampioni i Superliges, ne turin e pare te Champions League, u ndesh me bjelloruset e Bate Borisov.

Bates i kishte mbetur vetem emri i madh, i skuadres qe ka shkuar disa here ne fazen e grupeve te Champions League apo Europa League, pasi ne fushe u paraqit dukshem me dobet se Partizani.

Bate nuk eshte as kampionia ne fuqi e Bjellorusise, pasi vitin e kaluar e mbylli vetem ne vendin e trete. Por denimi i kampiones dhe nenkampiones se Bjellorusise, i dha mundesine Bates te perfaqesohet ne Champions League.

Ne mbyllje te fazes se pare, Bate eshte vetem ne vendin e katert te kampionatit bjellorus, madje 10 pike larg vendit te pare.

Çuditerisht, kampioni i Shqiperise, deshtoi ta kalonte Bate Borisov edhe pse e dominoi me loje.

Pas dy ndeshjeve, 1-1 ne Tirane dhe 0-2 ne fushen asnjanese pa tifoz te Budapestit, Partizani u eleminua duke humbur jo vetem 1 milione euro te ardhura nese kalonte turin, por edhe mundesine te kalonte nje kundershtar me te dobet se vetja.

Mes 3 skuadrave te tjera, pjesmarrese ne Conference League, turin e pare e kaloi vetem Tirana. Ajo qe pritej ta kishte me te veshtire, jo vetem prej shume largimeve dhe incidenteve qe i ndodhen vetem dy muaj me pare, kur humbi brenda nje jave kampionatin dhe kupen bashke, por edhe prej gjendjes se mire ne te cilen ndodhej kundershtari i saj.

Dinamo e Batumit, eshte nenkampionia ne fuqi e Gjeorgjise.

Aktualisht kampionati gjeorgjian ka mbyllur fazen e pare dhe Dinamo Batumi kryeson ne vendin e pare.

Me nje Tirane te shperbere pas incidenteve te renda qe ndodhen ne ndeshjen e Rrogozhines, me nje skuader qe ka zhvilluar vetem 2-3 miqesore nga halli, shanset per te kaluar me tej dukeshin te vogla.

Por Tirana dhe trajneri i saj Orges Shehi, deshmuan se mund te mbijetojne me sakrifice edhe ne situata te tilla.

Pas dy ndeshjeve, 1-1 ne Tirane dhe 1-2 ne Batumi te Gjeorgjise, Tirane eshte e vetmja skuader e jona qe kaloi turin e pare.

Egnatia e Rrogozhines, skuadra surprize e nje qyteze te vogel, debutuese ne Europe, per fare pak nuk ia doli.

Ruleta ruse nga pika e 11-metershit, dhe mungesa e eksperiences ne ndeshje te tilla, e penalizuan shume.

Entuziazmi i Egnatias se vogel nuk mjaftoi, edhe pse ne “Elbasan Arena”, kaloi tre here radhazi ne avantazh.

Si debutuese ne Europe, Egnatia u largua pa pesuar humbje, vetem me dy barazime, 1-1 ne Armeni dhe 4-4 ne Elbasan.

Kundershtari i Egnatias, Ararat Armenia, eshte po ashtu nje skuader mjaft e re, e dale ne skene vetem dekaden e fundit. Ararat u rendit ne vendin e trete te sezonit te kaluar, ne nje kampionat te dobet si ai i Armenise, ne Kaukazin e larget.

Aktualisht kampionati armen nuk ka filluar, por kjo nuk i mjaftoi Egnatias te kalonte me tej.

Gjithsesi mes tre skuadrave tona te eleminuara qe ne turin e pare, Egnatia pati perfaqesimin me dinjitoz…

Ne fund, por jo per nga rendesia.

Vllaznia e Shkodres, skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar, deshtoi te kalonte me tej perballe nje skuadre si Linfield e Belfastit.

Linfield eshte nenkampioni i kampionatit gjysemprofesionist te Irlandes se Veriut.

Ne nje situate normale Vllaznia duhej ta kishte kaluar lehtesisht turin e pare me kundershtar te tille…

Por çuditerisht, skuadra shkodrane qe perballoi nje sezon te tere me objektivin per te luajtur ne kupat e Europes, sapo i erdhi ora e perfaqesimit ne Europe, u shperbe.

Vllaznia qe humbi 1-3 ne Belfast dhe fitoi 1-0 sot ne Shkoder, nuk ngjante fare me skuadren qe mbylli kampionatin.

Te luash 36 jave kampionat per 10 muaj rresht, ne menyre qe te shkosh ne Europe dhe pastaj ta shperbesh skuadren ne fund kampionatit duke shpresuar te kalosh turin me nje ekip te sapoformuar brenda 20 ditesh, vetem nje klub shqiptar mund ta bej.

Ne keto kushte nuk perben çudi pse te mund nje skuader gjysem-amatore.

Ne turin e dyte te Conference League, do te luajne Tirana, e vetmja skuader e jona e kualifikuar nga turi i pare, kunder klubit te famshem turk Beshiktash, me shume pak shanse per te vazhduar me tej, si dhe Partizani, i cili edhe pse u eleminua nga Champions League, i lejohet te vazhdoje ne turin e dyte te Conference League perballe nje skuadre amatore si Atlètic Club d’Escaldes e Andores.

Ne keto kushte dhe me kete paraqitje shume te dobet ne kupat e Europes, Shqiperia rrezikon shume.

Aktualisht superliga e Shqiperise renditet vetem ne vendin e 49 ne UEFA, duke lene pas disa qytete-principata si Andorra, Gjibraltari, San Marino, Wellsin qe ka nje kampionat amator dhe dy republikat e vogla fqinje, Malin e Zi dhe Maqedonine e Veriut.

Superliga e Kosoves, me e reja ne kontinent, skuadrat e se ciles kane vetem 7 vite qe marrin pjese ne kupat e Europes, ndodhet ne vendin e 33-te, plot 16 vende me larte se Superliga e FSHF-se se Armando Dukes.

Si eshte e mundur nje disnivel kam i madh?!

Eshte fare e thjeshte, Ballkani i Suharekes vitin e kaluar shkoi deri ne grupet e Conference League, duke e rritur setepermi koeficentin e superliges se Kosoves.

Ndersa skuadra e fundit nga Shqiperia, qe ka shkuar ne fazen e grupeve ne kupat e Europes, eshte Skenderbeu i Korçes, prej sezonit 2017-2018, pra plote 6 vite me pare.

Qe nga ajo kohe, futbolli shqiptare ka rene ne humnere vit pas viti.

Humnera eshte aq e thelle, sa tani nuk e mbulon dot as propaganda mediatike dhe panelet sportive te kontrolluara fund e krye nga FSHF, te cilat vazhdojne t’i bejne jehone si “arritje madheshtore” vetem ngjitjes ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s, te presidentit te FSHF-se Armando Duka.

Ja ku jemi sot, ne mandatin e 6-te, te mbreterimit te anetarit me te votuar te Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, Armando Duka..

Shqiperia rrezikon seriozisht, te humb nje vend ne pjesmarrjen e skuadrave te saj ne kupat e Europes.

Nga 4 skuadra qe ka sot, mund te perfundoje vetem ne 3.

E ca me keq akoma, skuadra qe do perfaqesoje Shqiperine ne Champions League, mund te dergohet ne turin paraeleminator per te luajtur me sistem grumbullimi me kampionen e Andorres, Gjibraltarit apo San Marinos, ne menyre qe te siguroje nje vend ne turin e pare….

Me poshte se kaq nuk kemi ku shkojme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në
Kryesore

Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

12/05/2025
Kryesore

Kanosi gazetarin nga Lazarati, nën hetim i riu nga Picari

12/05/2025
Kryesore

PS fiton edhe Libohovën me rreth 500 vota diferencë (Rezultati)

12/05/2025
Shqipëria zgjohet mavi, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore
Kryesore

Shqipëria zgjohet mavi, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

12/05/2025
Numërohen 3 qendrat e para në Gjirokastër, PS nis shkëputjen (Rezultati)
Kryesore

Numërohen më shumë se gjysma e kutive në qarkun Gjirokastër, humbje e thellë e PD-së (Rezultati)

12/05/2025
Nis numërimi i votave në Përmet (VIDEO)
Kryesore

Hapen 7 kutitë e para në Përmet, PS fiton thellë (Rezultati)

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

12/05/2025

Kanosi gazetarin nga Lazarati, nën hetim i riu nga Picari

12/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al