• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmia tronditëse e babait që vrau vajzën: Pasi e qëllova, më tha ‘më përqafo’

08/01/2019
Dëshmia tronditëse e babait që vrau vajzën: Pasi e qëllova, më tha ‘më përqafo’

Zbardhet dëshmia e plotë e babait nga Shqipëria që vrau të bijën në Korfuz në natën e ndërrimit të viteve. Aleko Petro, i penduar për vrasjen, ka kërkuar dënimin maksimal për veten e tij, raporton ReportTV.

“Më varni në mes të sheshit të Korfuzit që të qetësohet shpirti i vajzës”, ka thënë ai, shkruajnë mediat greke. Më pas ai ka treguar të gjithë kronologjinë, nga momenti që vajza kishte mbërritur në shtëpi me rastin e festave dhe deri kur e varrosi për të humbur gjurmët.

“Më erdhi në shtëpi papritur për të më uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kisha bërë bakllava dhe gurabie, hëngrëm e biseduam për familjen. Folëm normalisht. Në një moment filloi t’i binte telefoni dhe ajo i tha ‘jam tek babi’. Zakonisht kur vinte tek unë, nuk fliste por rrinte me telefon në dorë dhe dërgonte mesazhe. Vajza nuk më fliste shumë, por të paktën erdhi. Unë këtë doja, të vinte se kishte gati një vit që kishte ikur nga shtëpia. Kur i ra prapë zilja e telefonit, nuk e fsheha bezdisjen time dhe i thashë: “Nuk e le tani. Po flasim, pastaj fol. Po deshe merre, nuk e kam problem””.

Atëherë sipas babait vrasës, 29-vjeçarja Anxhelina shpërtheu duke filluar të bërtasë dhe të shtyjë karriget dhe duke thënë: “Do të bëj çfarë të dua. Telefoni është i imi dhe nuk dua të pyes asnjeri”.

“Po nuk të thashë asgjë, pse bën kështu”, por sipas babait, vajza ka vazhduar të bërtasë. Pastaj 52-vjeçari ka rrëfyer momentin e krimit.

“Për një moment u ‘nxiva’, në ato çaste nuk isha më vetvetja. Nuk shikoja asgjë më. E godita me hekur dhe pastaj ajo u hodh nga dritarja. U hodha edhe unë pas saj. Isha tjetër njeri… Edhe tani rri e mendoj se çfarë ndodhi e si e bëra”.

Më tej ai ka rrëfyer se e gjeti vajzën në pjesën e pasme të oborrit të plagosur rëndë dhe të shtrirë në tokë. Ndërsa kur e pa, vajza i tha: “Baba po iki, të dua shumë. Dua të më përqafosh”.

“Aty i thashë: Do vij edhe unë më ty bija ime. E mbajta të përqafuar në krahët e mi dhe më thoshte: Kam ftohtë baba,” ka treguar ai.

Në vazhdim shqiptari 52-vjeçar ka deklaruar se pastroi shtëpinë, dogji disa nga rrobat e tij dhe disa sende të vajzës. Po kështu ai hodhi telefonin e vajzës në oborrin e kumbarës së saj. Kur u pyet se pse e varrosi trupin e vajzës në oborr ai u përgjigj: “Nuk doja ta lija jashtë e ta hanin kafshët. E varrosa aty përkohësisht”.

Gjithashtu ai theksoi se ishte aq shumë i shokuar saqë nuk mundi të merrte njeri në telefon. “Nuk dija se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë gabim në ato momente. Më morën në telefon dhe vajtja në polici. Nuk mund të flisja. Pastaj vajtëm në shtëpi”. Ai u akuzua se vrau të bijën, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri afgan, por Aleko Petro e mohon.

“Nuk dija asgjë për lidhjen e saj me djalin nga Afganistani. Ato ditë e mësova. Kisha dëgjuar diçka por nuk e dija se ku ndodhej dhe me këtë rrinte”. Madje ai ka shtuar se nuk e dinte fare se vajza e tij ishte pagëzuar në fenë e krishterë. Gjithashtu ai e ka mohuar se e kishte dhunuar edhe më parë vajzën “thjesht i bërtisja ndonjëherë kur vonohej si çdo baba”. Në fund ai ka thënë fjalët më të mira për vajzën që vrau: “Ishte e zgjuar dhe fëmijë i mirë. E merrja me vete në punë në ndërtim. Shtronte pllaka me mua më ndihmonte për çdo gjë. Ishte vajzë shumë e fortë”.

52-vjeçari e vrau të bijën e tij natën e ndërrimit të viteve.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

11/07/2025
“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al