Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u miratuan ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor. Janë zbardhur emrat e deputetëve që votuan pro dhe kundër për miratimin e këtij Kodi. Ashtu siç dihet tashmë, këto ndryshime në Kuvend u miratuan me 97 vota pro, 15 kundër dhe me 6 abstenim. Teksa nga maxhoranca ishin 74 vota pro, nga opozita parlamentare ishin 23 vota, mes tyre edhe deputetja e Gjirokastrës, Ediola Braha.
Mësohet se deputetët e opozitës parlamentare që kanë votuar pro ndryshimeve janë; Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”, i cili ka në përbërje të tij 11 deputetë, mes tyre Edmond Stojku. Bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiun, Selami Jenishehrin, Krenar Rryçin, Koçi Tahirin, Klajdi Qamën, Majlinda Halilajn, Ervis Meçon si dhe Ramazan Gjuzin.
Mes atyre që u pozicionuan pro këtyre ndryshimeve janë dhe grupi parlamentar “I pavarur”, i përbërë nga 9 deputetë. Bëhet fjalë konkretisht për Nimet Musajin, Ylli Shehun, Aurora Mara, Enver Roshi, Ediola Braha, Edlirta Hyseni si dhe Enada Kapllani.
Kundër këtij kodi votuan; Ralf Gjoni, Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Ambra Borova, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, Erion Piciri dhe Elda Hoti.