Janë deputetet e reja të opozitës së re që kanë tërhequr vëmendjen gjatë seancës plenare të enjtën. Ediola Braha, e cila vjen nga lista e deputetëve të LSI në Gjirokastër, kishte veshur një fustan gurkali të ngjitur pas trupit dhe me një çantë shumë elegante me xixa.
Kjo natyrisht që nuk mund t’i shpëtonte syrit të fotoreporterëve që ndjekin seancat e së enjtes në Kuvend. Edhe deputetja Aurora Mara nuk ngelet pas me veshjen. Ajo ka shkuar me atlete leopard me printe leopardi në Kuvend.
Pavarësisht se ekziston një etik veshje për në Kuvned, deputetet nuk kanë pyetur, ndoshta po shfrytësojnë rastin për të treguar koleksionet firmato të tyre. Shpesh deputetët e ‘opozitës së re’ janë konsideruar nga PD-LSI dhe mediat pranë tyre si ‘kukulla të Edi Ramës’, duke qenë se kanë thyer vendimin unanim të opozitës për të mos hyrë në Kuvend.