Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi u shpreh se rilindja do të karantinohet pa afat më 25 prill. Sipas Maliqit, njerëzit i kanë sytë tek opozita e bashkuar dhe shtoi se LSI-ja do të marrë 3 mandate në këtë qark.
Maliqi: Me 25 Prill, Rilindja karantinohet pa afat! Vazhdojmë takimet intensive, pa pushim, sepse pushimin shqiptaret e kane bere 8 vite dhe tani duan te rifillojnë jetën me te gjitha te mirat qe meritojnë, duke nisur nga puna dhe trajtimi si qytetare evropiane. Qytetaret nuk rrinë asnjë minute pa na takuar sepse sytë i kane te Opozita e Bashkuar. Kur them qe Berati i jep 3 mandate LSI-se si bekimi i fitores se madhe te Opozitës se Bashkuar, nuk e them bazuar ne dëshirë personale, por ne atë qe shoh dhe ndjej dite e nate kur takoj me qindra-mijëra qytetare. Edhe pak na ndan nga ndryshimi i madh për Shqipërinë, Shtëpinë Tone.