• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i PD në Vlorë dorëzon mandatin: Nuk po ia dalim dot t’i japë fund përçarjes

16/01/2023
Deputeti i PD në Vlorë dorëzon mandatin: Nuk po ia dalim dot t’i japë fund përçarjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Përmes një postimi të gjatë, të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Veizaj thotë se Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. Ai vë theksin tek lidershipi dhe deputetët, që sipas tij nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese. Përjashtimet nga PD, janë një nga arsyet që mesa duket ka bërë Veizajn të marrë këtë vendim.

‘Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës. Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.’- thekson Veizaj, duke shtuar se detyrën si opozitar do të vazhdojë ta kryejë me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar miq, Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese. Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.

Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve. Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.

Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.

Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale! Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë
Kryesore

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra
Kryesore

Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra

02/02/2023
Çmenduri në Greqi, shqiptari tërheq qenin zvarrë me makinë, arrestohet nga policia
Kryesore

Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi

02/02/2023
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother
Kryesore

Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother

01/02/2023
Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë
Kryesore

Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë

01/02/2023
Kumbaro në Athinë: Marrëveshje për parkun ndërkufitar Vjosa-Aoös
Kryesore

Kumbaro në Athinë: Marrëveshje për parkun ndërkufitar Vjosa-Aoös

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al