• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Gjirokastrës thirrje për Ilir Metën: Mos e dekreto Ministrin e Jashtëm

03/01/2019
Deputeti i Gjirokastrës thirrje për Ilir Metën: Mos e dekreto Ministrin e Jashtëm

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili ka qenë edhe në postin e rëndësishëm të ministrit të Jashtëm, Tritan Shehu, ditën e sotme i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë disa nga ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3” dhe veçanërisht, atë të Jashtmin Gent Cakaj. Nëpërmjet një shënimi në faqen e tij Facebook, Shehu ndalet kryesisht te ministri i ri i Jashtëm i propozuar nga Edi Ramës, Genc Cakaj dhe hedh dyshime të forta për këtë lëvizje të Ramës.

Sipas, Shehut, emërimi në një post kaq të rëndësishëm i një njeriu pa përvojë është aventurizëm i rrezikshëm për vendin. Gjithashtu ai shton se Edi Rama duhet të bëjë sqarime për arsyet e vërteta të këtij emërimi dhe nga kush i ka ardhur propozimi.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtëm, do të ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja për në Qeveri përbejnë një “shaka” kakofonike, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi…

Emërimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtëm, detyrë që lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, integrimit, stabilitetit të Rajonit, ruajtjes së tërësisë territoriale të kombit, marrëdhënieve me NATO-n etj, përben së paku aventurizëm politik i maskuar ky me një “nacionalizem” grotesk.

Kryeministri duhet të qartësojë veçanërisht qëllimin e atij emërimi (që po shqetëson edhe miqtë tanë), origjinën e propozimit te asaj kandidature, mundësinë e një korelacioni me disa procese të rrezikshme, etj.

E kundërta, ulja e nivelit te argumenteve deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet për mungese serioziteti, qe veçse shton paqartësitë.

N.q.s ne shqiptarët nuk do të dimë të prezantohemi dhe të mbrojmë me dinjitet e besueshmëri interesat tona, apo akoma më keq n.q.s ne do të pranojmë që disa “argatë a pupace” në “shqip” dhe në emrin tonë t’i servirin partnereve obsionet e kundërta e të “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgjë te mirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë
Kryesore

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Lajme

Hapet kutia e parë, sa vota kanë marrë PS e PD

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Kryesore

Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)

11/05/2025
Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve
Kryesore

Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve

11/05/2025
Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi
Kryesore

Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi

11/05/2025
Pjesëmarrje e ulët në qarkun Gjirokastër, Dropulli nuk arrin dot as 20% (Shifrat)
Kryesore

Pjesëmarrje e ulët në qarkun Gjirokastër, Dropulli nuk arrin dot as 20% (Shifrat)

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)

Hapet kutia e parë, sa vota kanë marrë PS e PD

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al