• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncoi në SPAK drejtorin e ujësjellësit që vidhte para në tendera, pushohet nga puna inxhinieri

12/10/2021
Denoncoi në SPAK drejtorin e ujësjellësit që vidhte para në tendera, pushohet nga puna inxhinieri

Deklaroi të vërtetën se tenderat e institucionit ku punon përcaktohen nga drejtori, penalizohet me heqje nga puna. Erion Todri ankohet në emisionin Fiks Fare se po e pushojnë padrejtësisht nga vendi i punës, vetëm se tha të vërtetën në SPAK. Drejtori i tij, Erjet Dhima, ka ndërhyrë duke ndryshuar kriteret e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellës Kanalizime Lushnje, duke parapërcaktuar fituesin.

Erioni rrëfen se është thirrur më herët në SPAK së bashku me dy punonjës të tjerë për të deklaruar mbi abuzimet me tenderat në institucionin ku ai bën pjesë si inxhinier.Ai thotë se ka thënë të vërtetën duke deklaruar se drejtori ka paracaktuar fituesin në një prej tenderave të dhënë. Ndërkohë në tjetrin ishte ngritur grup pune në terren për verifikim, pasi firma që investonte kishte mbuluar tubacionin.

Gazetarët e Fiksit zbardhin edhe sms-në që drejtori i kishte dërguar Erionit, ku i shkruante se si të vendoseshin kriteret e tenderit, me qëllimin që fitues të shpallej vetëm një operator. Në fund të tenderit fitues rezulton i njëjti operator, për të cilin kërkoi kriteret drejtori Dhima.

Gazetarët komunikojnë me drejtorin i cili pranon se i ka dërguar ato mesazhe tëk Erioni, por duke u justifikuar se kriteret që ai kishte kërkuar të vendoseshin nuk përjashtonin operatorët e tjerë. Drejtori pohon se mesazhet ja ka dërguar inxhinierit për ta ndihmuar atë, pasi sipas tij vetëm ky inxhinier ishte i paaftë të bënte punën e tij. Ndërsa për urdhrin e mbikqyrjes drejtori thotë se drejtuesit kanë bërë dhe mbikqyrje të mëparshme dhe ekzistojnë dokumenta.

Për arsye se do nisej për Tiranë dhe nuk mund të takonte dot gazetarët ju thotë të hyjnë në institucion për të marrë dokumentat.

Fiksi takon kryetaren e vlerësimit të ofertave.

Ajo u konfirmon se Erion Todri ishte inxhinieri që vendosi kriteret e tenderit për dy automjetet, por gjithashtu ajo konfirmon se në bazë të kritereve të vendosura, operatorët e tjerë janë skualifikuar nga vetë sistemi. Pra në këtë rast drejtori del zbuluar se ka gënjyer , pasi kriteret që ai ka vendosur kanë penalizuar operatorët e tjerë. Në këtë mënyrë del se ajo çfarë ka deklaruar inxhinieri Todri është e vërtetë për paracaktimin e fituesit të tenderit. Gazetarët e Fiksit takojnë edhe drejtoreshën teknike të cilën e pyesin për mbikqyrjet mbi tenderat e tjerë.

Ajo thotë se jo vetëm që nuk janë bërë mbikqyrje të mëparshme, por nuk ka patur as inxhinier dhe mungesa në staf. “Inxhinierin e ri tani e kemi marrë dhe do i duhet pak kohë të njihet me projektin më pas do bëhet mbikqyrja” shprehet drejtoresha teknike.

Related Posts

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026
Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!
Kryesore

Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!

15/01/2026
Kryesore

Ministri i Mbrojtjes thirrje të rinjve: Keni edhe 24 orë të aplikoni për t’u bërë ushtarë

15/01/2026
Rama: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Kryesore

Rama: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

15/01/2026
Kakavija e bllokuar pa afat, fermerët grekë vijojnë protestën
Kryesore

Kakavija e bllokuar pa afat, fermerët grekë vijojnë protestën

15/01/2026
Rama emëron ish-deputetin e PD kryeinspektor të Përgjithshëm
Kryesore

Rama emëron ish-deputetin e PD kryeinspektor të Përgjithshëm

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Emocionohen miliona fansa! Harry Styles rikthehet me album të ri pas katër vitesh

Emocionohen miliona fansa! Harry Styles rikthehet me album të ri pas katër vitesh

15/01/2026
‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste

‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste

15/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al