• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Del dokumentari tronditës/ Mjekët kinezë të Wuhan: Na thanë të gënjejmë për virusin (VIDEO)

19/01/2021
Del dokumentari tronditës/ Mjekët kinezë të Wuhan: Na thanë të gënjejmë për virusin (VIDEO)

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi ku ata pranojnë se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi kur filloi të bënte kërdi në Wuhan. Ata pranojnë se iu tha që të gënjejnë për këtë. Mjekët profesionistë në Wuhan thonë se ata e dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor 2019, por vetëm në mes të janarit Kina informoi për herë të parë OBSH-në për një vdekje.
Detajet shokuese kanë dalë në një dokumentar të rrjetit britanik “ITV” me titull “Shpërthimi, virusi që tronditi botën” i cili u transmetua mbrëmjen e kësaj të marte. Në këtë dokumentar mjekët kinezë rrëfejnë se gjithashtu se ata e kuptuan që virusi po transmetohej mes njerëzve, por spitaleve iu tha “të mos thoshin të vërtetën” dhe kërkesat e tyre për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri Hënor u refuzuan sepse autoritetet donin të “paraqisnin një shoqëri harmonike dhe në prosperitet”.
Dokumentari nxjerr fakte tronditëse se si autoritetet kineze e mbuluan epideminë në ditët e saj të para. Këto pamje vijnë në një moment të rritjes së presionit ndaj Kinës pasi një panel ekspertësh i mbështetur nga OBSH tha të hënën se Pekini ishte shumë i ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit. SHBA ndërkohë publikoi pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të kishte dalë nga një laborator i Wuhan.
Dokumentari i ITV rendit një numër në rritje të provave se Kina gënjeu botën për fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit, duke e lejuar atë që të kthehej në një pandemi globale. Kina informoi OBSH-në për 27 raste të sëmundjes atëherë të panjohur më 31 dhjetor 2019, por pa raportuar vdekje deri në mes të janarit. Në krahun tjetër mjekët kinezë të filmuar fshehurazi nga një gazetar qytetar thonë se ata e dinin më parë se virusi ishte vdekjeprurës.

“Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh” – tha njëri prej mjekëve. 
Deri në 12 janar, OBSH po thoshte se nuk kishte “prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu” dhe tha se ishte “siguruar për cilësinë” e reagimit të Kinës. Por një mjek kinez tha se: “të gjithë e dinim se nuk kishte asnjë dyshim se virusi transmetohej midis njerëzve.” Sipas një tjetër rrëfimi, mjekëve që morën pjesë në një takim në spital iu “tha të mos flisnin” për natyrën e vërtetë të infektimit.
“Ne e dinim që ky virus transmetohej nga njeriu te njeriu. Por kur morëm pjesë në një takim në spital, na thanë të mos flisnim. Udhëheqësit e provincave u thanë spitaleve të mos thoshin të vërtetën” – tregon ai. Deri më 21 janar, kur OBSH lëshoi raportin e parë të situatës mbi virusin, sëmundja kishte infektuar të paktën 278 njerëz në Kinë dhe ishte përhapur në 3 vende të tjera.
Po mjekët kinezë pretendojnë se autoritetet i dinin rreziqet e festimeve të Vitit të Ri Hënor, duke qenë të vetëdijshëm se udhëtimet dhe turmat mund të “përshpejtonin përhapjen e virusit”.
Dëshmia e mjekëve të Wuhan-it mbështetet edhe nga virologë të tjerë.
“Menaxhimi i hershëm i shpërthimit ishte thjesht një rrëmujë, një dështim. Unë mendoj se pandemia mund të ishte shmangur që në fillim nëse Kina do të ishte transparente në lidhje me shpërthimin dhe do të siguronte shpejt informacionin e nevojshëm për botën” – thotë Dr. Yi-Chun Lo, zv.drejtor i përgjithshëm të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Tajvan.
Dokumentari i ITV jep edhe dëshminë e Dr. Yin-Ching Chuang, nga Rrjeti i Parandalimit dhe Trajtimit të Sëmundjeve Infektive në Tajvan, i cili thotë se ai dhe ekipi i tij ishin përpjekur dëshpërimisht të zbulonin nëse virusi po përhapej mes njerëzve. Pasi morën lejen për të udhëtuar në Kinën kontinentale, ata thonë se e kishin të vështirë të merrnin përgjigje të qarta derisa e vërteta do të dilte më në fund në një takim.
“Ne bëmë shumë pyetje. Krejt pa dashje ata në fund dolën dhe thanë se transmetimi i kufizuar nga njeriu te njeriu nuk mund të përjashtohet. Cila ishte shkalla e infeksionit? Sa e madhe ishte kjo epidemi? Sa pacientë u prekën? Ne nuk e dinim. Vetëm ata e dinin këtë. Pse nuk i informoi Kina vendet e tjera për këtë çështje njeri-njeri më parë? – tha Dr. Yin-Ching Chuang.
Virologu Sir Paul Nurse, nga Instituti Francis Crick në Londër, tha se shpërthimi nga Kina në pjesën tjetër të botës ishte “si një zjarr në pyjet e Australisë”. “Ajo që mund të kërkonte 2, 3, 4, 5 vjet për t’u përhapur disa qindra vjet më parë mund të përhapet tashmë në 24 orë” – tha ai.
Qeveria kineze nuk pranoi të komentojë, por Pekini ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur pretendimet e një fshehjeje dhe ka thënë se ka siguruar informacion në kohë pasi faktet u bënë të njohura. ©Përktheu LAPSI.al

Related Posts

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë
Planet

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

12/07/2025
Gjykata e SHBA-ve rrëzon marrëveshjen për 11 Shtatorin, organizatori nuk shpëton nga dënimi me vdekje
Planet

Gjykata e SHBA-ve rrëzon marrëveshjen për 11 Shtatorin, organizatori nuk shpëton nga dënimi me vdekje

12/07/2025
Jo vetëm Air India! Të gjitha katastrofat ajrore të shkaktuara nga pilotët ndezin debatin për sigurinë në ajër
Planet

Jo vetëm Air India! Të gjitha katastrofat ajrore të shkaktuara nga pilotët ndezin debatin për sigurinë në ajër

12/07/2025
Greqia miraton ligjin e ri për azilin: Emigrantët do të rikthehen direkt në vendin e origjinës
Planet

Greqia miraton ligjin e ri për azilin: Emigrantët do të rikthehen direkt në vendin e origjinës

12/07/2025
Tragjedia ajrore në Indi, motorët u fikën nga dikush në kabinën e pilotimit
Planet

Tragjedia ajrore në Indi, motorët u fikën nga dikush në kabinën e pilotimit

12/07/2025
Popullsia e BE, rritje rekord: 450 milionë banorë në 2024, shkak është vala e migrimit
Planet

Popullsia e BE, rritje rekord: 450 milionë banorë në 2024, shkak është vala e migrimit

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

12/07/2025
U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al