Këtë të enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riverifikojë formularët e disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Mes deputetëve figuron edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Më tej janë Spartak Braho, Vangjel Dule, Vladimir Kosta (deputet i qarkut Gjirokaster) , Arben Ristani, Artan Gaci, Asllan Dogjani, Florion Mima, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Gjovalin Bzheta, Myqerem Tafaj dhe Eduard Halimi. Ndërsa sa i përket kryebashkiakëve janë Adriatik Zotkaj, Tërmet Peçi, Artur Bardhi dhe Ndrec Dedaj. KQZ-ja thekson se riverifikimi do të bëhet për ata që kanë deklaruar të dhëna për një nga rubrikat e formularit.
Disa ditë më parë Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për dy kryebashkiakët, përkatësisht Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj.