• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deklarata e SHBA për Lazaratin, reagon Roland Bejko: Kujtova se ishte një lapsus, po të jetë puna për kanabis i bie që amerikanët të mos vijnë në të gjithë Shqipërinë (VIDEO)

24/08/2021
Deklarata e SHBA për Lazaratin, reagon Roland Bejko: Kujtova se ishte një lapsus, po të jetë puna për kanabis i bie që amerikanët të mos vijnë në të gjithë Shqipërinë (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News ku ka folur për paralajmërimin që DASH i bëri ditën e sotme qytetarëve amerikanë të bëjnë kujdes nga krimi në Lazarat.

Edhe pse e pranon që Ambasada amerikane është në të drejtën e vetë të paralajmërojë si të dojë qytetarët e saj, Roland Bejko tha se ai ështe vetë nga Lazarati dhe atje që nga viti 2014 nuk mbillet më asnjë rrënjë kanabisi.

“Ambasada amerikane është në të drejtën e vet që të japë njoftimet që dëshiron për qytetarët e vet. Unë jam me origjinë nga Lazarati. Nuk e di në cfarë të dhënash është mbështetur ambasada. Prej 7 vitesh hashashi është larguan nga Lazarati. Që pas atij operacioni të përfolur të vitit 2014 nuk është mbjellur qoftë një bimë e vetme. Fenomeni i dytë është fakti që një pjesë e mirë e banorëve janë larguar nga Lazarati pas vitit 2014, ose në drejtim të Tiranës ose në emigracion”, u shpreh Bejko.

Më tej, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së bëri thirrje që Lazarati të ndihmohet në mënyrë që ta marrë veten, pasi të rinjtë po e braktisin.

“Është një fshat që duhet ndihmuar. Deklarata të tilla nuk e ndihmojnë atë fshat. Situata me kanabisin e dëmtoi atë fshat. Është një fshat me moshën mesatare të re. Qeveria e ka përfshirë Lazaratin në projektin e 100 fshatrave dhe kjo do të thotë që duhet të kishin filluar investimet. Në fakt nuk është bërë asgjë. Mirë që nuk ndihmohet Lazarati, por të paktën të mos luftohet. Qeveria duhet të kujdeset që qytetarët të mos braktisin vendin. Është shumë afër me qytetin. Aty tashmë kanë ngelur gra, pleq, fëmijë. Është zonë që duhet ndihmuar nga qeveria dhe të huajt. Puna nuk është ta denigrojmë. Nuk mund t’i vësh shkelmin në grykë përse atje mbillej kanabisi. Mund të ishin bërë shumë punë të mira atje”, theksoi Bejko.

Në fund Bejko tha se po të jetë puna për mbjellje kanabisi, atëherë i bie që amerikanët të mos vijnë në të gjithë Shqipërinë, duke shtuar se nuk e kishtëe besuar kur kishte parë lajmin.

“Po të jetë puna nga kanabisi, i bie që amerikanët mos të vijnë në të gjithë Shqipërinë. Në mes të Lushnjes ndodhi krimi. Ne si qytetarë shqiptarë duhet që të jemi të kujdesshëm. Ministri i Brendshëm aktul ka marrë dhe ai nja 50 vota në Lazarat. Kur DASH thotë që brenda Shqipërisë nka ishuj që nuk kontrollohen nga shteti, kjo nuk është gjë e mirë për qeverinë. Është një situatë shumë normale në Lazarat. Kujtova se ishte një lapsus kur e pashë në media. Pastaj pashe që ishte përditësuar. Duhet ndihmuar Lazarati dhe gjithë Shqipëria, sepse kemi një kriminalizim të vendit. Kjo bëhet jo nga një qeveri që mbushi gjithë Shqipërinë me drogë”, nënvizoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al