• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati për Kadarenë dhe litanitë e Fatos Lubonjës

14/09/2020
Debati për Kadarenë dhe litanitë e Fatos Lubonjës

Nga Gezim Basha*

Fatos Lubonja, me shumë se sa një paragon i lexuesit të keq, mbetet model i lexuesit më dashakeq të lsmail Kadaresë. Tuneli pa dalje i i tendenciozitetit të interpretimeve të tij (jo)letrare, e ka nxjerie Lubonjën në ishullin e nihilisteve, rrethuar me vrer e terr.

Vështirë të gjendet, së paku në harkun e tridhjetë viteve të fundit, një zëdhenes më kembengulës se sa zoteria e tij në orvatjen kolektive por fare të pashpresë të atyre qe kombinohen vetem nga një synim i përbashket, mohimin dhe deformimin e kuptimit të vepres së shkrimtarit me të madh shqiptar.

Fatos Lubonja ka shkuar aq larg në ekstremizmin e tij saqë jo vetëm i vesh Kadaresë kuptime të cilat nuk gjejne ilustrime në tekste konkrete, por i stimuluar nga ndergjegjia e keqe e mohsit spekulativ, ai mohon edhe egzistencën e disa pasazheve të botuara si pjese librash qe zene kreun e vendit në Kanonin e Letersise Shqipe.

Vite me pare, i ndodhur në nje studio televizive, në nje duet me te ndjerin A. Klosi perballe Maks Velos, Lubonja e quajti te pamundur egzistencen e vargjeve te meposhtme nga vjersha e gjate, “Në Mesdite Byroja Politike u Mblodh,”

Ketu jane varrosur te permbysurit,

Pashallare, bejlere, familiet e medha,

Ata struken, trupat kthejne permbys e nisin

qe ti zhveshin me një vrrull hata.

Rrobe sundimtaresh te pergjakta,

Me nishana e grada veshin shpejt.

Dhe me to mbi supe neper nate

Ikin drejt mengjezit si rrebesh.

…Ata shkojne në zyra , ministrira,

Madje ngjiten gjer në Komitetin Qendror.

Do te ishte padrejtesi ti quaje keto vargje, te pashoqe në krejt Lindjen Komuniste, thjesht prove disidence.

Shume me teper se kaq, keto vargje jane produkt i mendjes dhe ndjesive te nje heretiku abraziv perpara te cilit edhe vet Zamjatini tingellon i zbehte. Edhe pse keto vargje jane ribotuar nga “Onufri” në “Vepra Poetike e Kadarese,” Lubonja kembengul në mos egzistencen e tyre. Kjo të kujton vëzhgimin e Niçes tek, “Përtej të Mirës dhe së Keqes,” ku, duke ndjere rrezikun e manipulimit të kamufluar si interpretim, ai paralajmeron, “nën sforcimin e interpretimit, teksti nuk duket më.”

Gati 50 vjet më parë, në kohën më të errët të shtypjes politike në vend, Ismail Kadare e hapte poemën Laokonti—një poemë mbi krimin politik dhe verbimin e audiencës nga propoganda—me vargun ,

“Më shihni tek mbytem nga gjatpërinjtë…”

Pluralizmi shqiptar, megjithe deshtimet masive, së paku në aspektin kulturor, shkaktoi nje metamorfoze të dobishme, i kthehu gjarpërinjtë e djeshëm në thnegla dhe zhapinj; degradimi i tyre duket aq i pashpresë saqë vargu i mësipërm nuk ka shans të lexohet, “me shihni tek bezdisem nga thneglat dhe zhapinjtë!”

Letërsia e vërtetë nuk është kurë terapeutike kundër sëmundjes mendore të nihilizmit! Kurimi I semundjeve kerkon mjeket me perparse të bardha..

Litanitë e nihilistëve e kanë shoqëruar letërsinë në thuajse tre mijëvjeçarë. Do të vazhdojne akoma!

Nuk janë gjë e re as litanitë e Lubonjës.

*Pedagog i letërsisë në SHBA

Related Posts

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al