• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dashnori” i listave të hapura: LSI është fronti i shpresës, Rilindja është në frymën e fundit

24/09/2020
Monologu javor i Vangjel Tavos, pas 24 vitesh deputet pretendon ende se është shpresë për qytetarët: Gjirokastrës do i rikthejmë dinjitetin (VIDEO)

Nga Vangjel Tavo 

Të nderuar miq të qarkut të Gjirokastrës, emigrantë shqiptarë që jetoni në Greqi apo në vende të tjera, familje të thjeshta të cilat po haseni cdo ditë e më shumë me kushtet e vështira të jetesës, deri në nivelin e mbijetesës, kjo për shkak të degaridimit total që sekti i rilindjes i ka bërë vendit dhe njerëzve të thjeshtë,

Sot e nis këtë komunikim ju duke bërë sërish thirrjen: Hapini listat 100%. Edhe përse e di i madh e i vogël përse fshiheni pas djallëzive tuaja, ju bëj sërish apel Hapini listat 100%. Përse keni frikë? Ende nuk gjeni dot asnjë njeri me integritet në sektin e rilindjes? Ende vazhdoni me shperën për të patur dele-deputetë, apo njerëz të krimit që përfaqësojnë vetëm krimin e organizuar dhe jo popullin e thjeshtë?

100% lista të hapura – kjo është demokraci.
Nga demokracia nuk duhet të ketë frikë askush.
Mos kini frikë as nga ODIHR. Dëgjoni nga ata zyrtarisht se sa demokratike është të ndryshosh 6 muaj përpara zgjedhjeve Kushtetutën dhe kodin zgjedhor.

Vetëm diktaturat dhe humbësit shkelmojnë demokracinë dhe përdhosin Kushtetutën.
Miq. Edhe pak muaj na ndajnë nga largimi i këtij sekti. Ky nuk është opinion – Ky është fakt.
Ky sekt duhet larguar e duhet vënë përpara përgjegjësisë për pengimin që i ka bërë shqiptarëve në procesin e integrimit.
Maqedonia e Veriut do i hapë negociatat. Shqipëria jo.

BE ka insistuar kaq shumë të mos i ndajë këto 2 vende por ja kjo qeveri nuk ka plotësuar asnjë nga 15 kushtet sepse është e papërgjegjshme dhe nuk dëshiron të ketë BE-në të përfshihet në cështjet e brendshme të Shqipërisë pasi në dritën e së vërtetës mega-korrupsioni dhe skandalet do u dalin sheshit.

Cdo ditë kjo qeveri merr shuplaka nga insitucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, që nga Departamenti Amerikan i Shtetit e deri në mediat anë e mbarë botërore. Të gjitha kanë një vlerësim të përbashkët për këtë qeveri: Një qeveri e zhytur në korrupsion dhe abuzime të shumta. Një qeveri që po i largon shqiptarët dita-ditës. Që po mbyll dhe gjobit bizneset, e cila erdhi me premtimin për 300 mijë vende të reja pune dhe mbylli më shumë nga sa gjeti, largoi investitorët dhe largoi rininë.

Fronti i shpresës, 26 prilli 2021, ka si mision punësim – punësim – punësim – taksa të ulëta – rritje pagash dhe pensionesh – mbështetje për biznesin, turizmin dhe dhe bujqësinë – shpresë dhe mundësi për rininë tonë.

Dhe sic jua kam premtuar të gjithë juve – rikthim në Gjirokastër të gjithë institucioneve dhe drejtorive që sekti i rilindjes i largoi me paturpësinë më të madhe.

Miq, mbështetës, opozitarë apo edhe socialistë të thjeshtë, 25 prilli 2021 nuk është betejë politike, por mision. Mision për ti rikthyer vendit demokracinë – për të dalë nga niveli tragjik i mbijetesës – për të patur punësim, zhvillim dhe mirëqenie, dhe një të ardhme më të mirë.
Qarku i Gjirokastrës nuk do gënjehet më nga fjalët boshe por do jetë i gjithi pjesë e këtij misioni dhe në anën e fitimtarit dhe në anën e duhur të historisë. Sekti i rilindjes është në frymën e fundit. Makthit që shkaktoi në këto vite i ka ardhur fundi. Ju përshëndes të gjithëve, Mirë-u-takofshim në takimet tona.

Related Posts

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin
Kryesore

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

05/07/2025
Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur

05/07/2025
Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al