Policia ka shoqëruar 6 persona lidhur me vrasjen një ditë më parë të 43-vjeçarit, Alket Muho në Rabije të Memaliajt. Vrasja e të dyshuarit si informator të policisë së Tiranës ndodhi pasi kishte denoncuar më parë disa parcela me hashash. Burime prane grupit hetimor thanë per Ora News se disa kohe më parë, viktima ka informuar SHÇBA-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash në zonën e Memaliajt. Pas kësaj, SHÇBA e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar për kultivimin e drogës.
Më datë 6 shtator me urdhër nga Tirana, policia lokale ka ndërhyrë në fshatin Gllavë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë duke vënë në pranga dy persona.
U vra 8 ore pas asgjesimit te parceles. Fakt është se vetëm 8 orë pas asgjësimit ka ndodhur atentati ndaj 43 vjeçarit. Çka forcon dyshimin se vrasja mund të jetë kryer apo porositur nga pronarët e parcelës së drogës. Denoncuesi Alket Muho është gjetur i vrarë në tokat e tij. Babai, Gjolek Muho bën apel policisë ti zbulojnë autoret.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se “në momentin që është qëlluar, Muho po fliste në telefon me bashkëshorten e tij e cila ka dëgjuar 43-vjeçarin tu thoshte disa personave: Çfarë bën kështu?!” Pas këtyre fjalëve, bashkëshortja ka dëgjuar krisma në telefon dhe menjëherë ka lajmëruar të afërm të tij.
Vjehrri i tij, Riza Ardita thotë se nuk e ka ditur se dhëndri i tij ishte informator i policisë dhe hedh pistë për vrasjen, motivin e pronësisë. Ndër të shoqëruait janë dhe të afërm të viktimës me të cilët kanë konflikte. Sipas te dhenave hetimore në trupin e tij janë gjetur 7 plumba. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Viktima është qelluar me automatik model 56.
Viktima do të përcillet sot në banesën e fudnit në qytetin e Patosit. Viktima u gjet i vrarë në pyll nga një bari. Alket Muho u gjet i vrarë mëngjesin e 6 shtatorit në mes të pyllit të fshatit Rabie Tepelenë nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë.
Viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos të Fierit. Muho, informator i policisë për kanabisin Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.
Burime pranë grupit hetimor thanë për Ora News se disa kohë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë. Aksioni u ndërmor në fshatin Gllave, shumë pranë fshatit Rabije ku u gjet i vrarë 43 vjeçari./ Ora News