Salin rezultatet e numërimit në 3 bashkitë ku u votua elektronikisht.
Sipas KQZ, kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në të treja këto bashki, ku më konkretisht në 4 vitet e ardhshme Bashkia Elbasan do të vijojë të drejtohet nga Gledian Llatja me 55.00% të votave, Kamza nga Rakip Suli me 60.63% të votave dhe Vora nga Blerim Shera me 74.28% të votave.
Tashmë pritet të zyrtarizohen dhe Këshillat Bashkiakë të këtyre bashkive.
Simpatizantët e PS kanë nisur festimet pas daljes paraprake të rezultateve.