Motra e ekstremistit grek Kostandin Kacifasit është ndaluar nga Policia shqiptare pak minuta më parë pasi tentoi të merrte pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët, që u zhvillua ditën e sotme në Bularat.
Sikurse tregojnë videot bashkëngjitur më poshtë, ajo është shprehur me tone revoltuese mes të pranishme duke kërkuar drejtësi për të vëllain, teksa theksonte se fshati ku ishin mbledhur është tokë greke.
“Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin që mbante në duar, ku kishte shkruar emrin e të vëllait, datën e lindjes dhe të vdekjes së tij.