• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çudi shqiptare: Fshehu 66 mijë euro në qeset e lodrave, por iu zhdukën për 45 minuta. Ndoshta përfunduan në plehëra!

17/10/2021
Çudi shqiptare: Fshehu 66 mijë euro në qeset e lodrave, por iu zhdukën për 45 minuta. Ndoshta përfunduan në plehëra!

Kjo ngjarje e përsëritur në një familje tjetër në Tiranë, duhet të jetë një mësim i mirë për këdo që mban para të thata në banesë dhe që i fsheh ku të mundet. Në rastin e parë, të ndodhur gjatë kësaj vere, familja e një biznesmeni kishte flakur gabimisht rreth 7 milionë lekë në koshin e mbeturinave. Ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për një familje tjetër, kryefamiljari i të cilës kishte fshehur 66 mijë euro në disa qese lodrash për fëmijë; para që mesa duket edhe ato kanë përfunduar në mbeturina!

Denoncimi u bë i ditur nga burimet e policisë që tregojnë se si shtetasi A.SH. këmbëngul se e kanë vjedhur, ndonëse dëshmitarët e marë në pyetje, tregojnë të kundërtën. Shuma prej 66 mijë eurosh iu dha këtij shtetasi në zarf nga një miku i tij, i cili i është lutur t’ia ruajë deri për pas një jave.

“Mi dha paratë që t’ia ruaja, mbasi miku im do të lëvizte jashtë Tirane dhe nuk i linte në banesë. Me to kishte bërë plan në blinte një shtëpi”, rrëfen denoncuesi.

Fillimisht ruajtësi i parave, i ka mbajtur në makinë, mandej kur ka lëvizur me makinë ka menduar një mënyrë tjetër se si mos t’i mbante me vete. Është drejtuar tek bodrumi që e ka pronë të tij dhe me mendimin se vendi më i sigurtë ishte kasaforta, ka marrë paratë për t’i mbyllur aty. Por kasaforta nuk ishte funksionale pasi dera i hapej lehtësisht. me ndihmën e një spraji ishte munduar të rregullonte kasafortën, por në ndërkohë kishte menduar një fshehje tjetër për 66 mijë eurot.

“Meqë kasaforta nuk punonte e gjeta zgjidhjen, i futa në një qese lodrash që janë të familjes së vëllait tim”, shton denoncuesi. Në këtë moment ai ka vërejtur me bisht të syrit se aty ishte edhe një punëtor që po lyente dhe që ai e mbante për të sistemuar sendet. A.SH është larguar kështu i qetë se asnjë hajdut nuk ka aq fantazi sa të zbulonte se 66 mijë euro fshiheshin në lodra fëmijësh.

Dhe ku? Në një bodrum makine, pa dritë dhe të lënë pas dore.

“Pas 45 minutash u ktheva. Gjeta punëtorin aty, e pyeta çfarë bën? Më tha, “hiç, rregullova dhe bodrumin, atë qesen e lodrave e çova tek Iliri”. Iliri – sipas policisë – është vëllai i denoncuesit.

“Menjëherë vrapova për tek Iliri që jeton në të njëjtin pallat me mua, hapa lodrat, e pyeta nëse morën një zarf prej aty, pastruesja tha “jo”, edhe nusja e vëllait tha “jo”, kujton A.SH.

Disa persona janë pyetur, ndërsa policia kë ndërtuar itinerarin që ka bërë qesja me lodra: Punëtori ishte ngjitur me to, ia ka lënë pastrueses e cila i ka lënë për pak minuta në ashensor.

Pastruesja me inicialet E.K. këmbëngul se nuk dinte asgjë dhe se qesja ishte me lodra. “Punoj si zakonisht në këtë familje tre deri në katër orë në ditë.

Atë ditë aty ishin të zotët e banesës dhe dy mysafirë, ra zilja, sollën lodrat, zonja kishte dy kova me të cilat pastrohet shkalla, i ka lënë tek hyrja e shkallës dhe është larguar. I morëm dhe i sistemuam tek pema e vitit të ri, aty janë aksesorët”, shprehet dëshmitarja.

Janë pyetur të gjithë punëtorët që kanë transportuar qesen e zezë me lodra që ka qëndruar disa minuta në shkallë, në ashensor dhe është përcjellë dorë më dorë derisa ka mbërritur pa paratë, për të cilat vëllai i A.SH. dhe askush tjetër, nuk dinte asgjë.

“Mbarova punë dhe mblodha disa mbeturina dhe në këtë kohë erdhi vëllai i pronarit dhe më tha ta merrja qesen e zezë se do ta ngjiste lart. Më tha se përveç qeses t’i çoja lart edhe dy kova mbasi do të lanin dyshemenë dhe xhamat. Bashkë me mua erdhi dhe punëtorja tjetër që ia dhashë dhe zbrita te furra dhe bleva një bukë dhe u ula të ha bukë”, këmbëngul në polici punëtori i parë.

Pak më vonë ai kujton se kur po hante buke e djathë ka ardhur denoncuesi i shqetësuar. E ka pyetur: Ku është qesja e zezë që kishte lodra dhe ai i kishte thënë: “E mora dhe e çova tek shtëpia e Ilirit se mi kërkuan lodrat”. Ai tregon se nuk kishte asnjë dijeni për paratë dhe se e vetmja gjë që kishte parë ishte pronari i tij që po vajiste kasafortën.(SI)

Related Posts

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Pikante

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

19/11/2025
Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë
Pikante

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

17/11/2025
La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…
Pikante

La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…

13/11/2025
Brenda shpellës me 110 mijë merimanga në kufirin Shqipëri-Greqi (VIDEO)
Pikante

Brenda shpellës me 110 mijë merimanga në kufirin Shqipëri-Greqi (VIDEO)

11/11/2025
Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar
Pikante

Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

10/11/2025
Avokati zbardh bisedën me Fatos Nanon në burgun e Tepelenës para se të largohej me helikopter
Pikante

50 sekretet e jetës së Fatos Nanos!

03/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë nuk i pëlqen Luizit te ajo

Shpërthejnë kritikat pas publikimit të trailerit të parë të filmit të saj dhe Luizit, Kiara: Si nuk lodheni, pse nuk shikoni punën tuaj?

19/11/2025
Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

19/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al