• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi thirrje të rinjve profesionistë: Bashkohuni në projektin tonë për të forcuar strukturat e sigurisë kibernetike

07/02/2023
Çuçi thirrje të rinjve profesionistë: Bashkohuni në projektin tonë për të forcuar strukturat e sigurisë kibernetike

Në konferencën për Sigurinë Kibernetike, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se vendi ynë ka nxjerrë mësime pas sulmeve të fundit ndaj infrastrukturës dixhitale duke rritur buxhetin për investime në këtë sektor.

“Pas sulmit kibernetik në sistemet e Policisë së Shtetit na u desh që të nxirrnim një mësim të mirë për t’u foksuar gjithnjë e më shumë tek mbrojtja e sistemeve tona. Pikërisht për t’i bërë të padepërtueshme këto siteme kemi shtuar buxhetin si asnjëherë më parë në të kaluarën për investimet në teknologji në Policinë e Shtetit dhe në mbrojtjen kibernetike. Vetëm përgjatë këtij viti kemi planifikuar 7.6 herë më shumë investime në teknologji për Policinë e Shtetit se viti i shkuar”, tha ministri Çuçi.

Ai foli më tej edhe për një arkitekturë të re të sigurisë kibernetike.
“Sulmi që na ndodhi, le të themi që pati edhe këtë të “mirë” sepse ngriti alertin si kurrë më parë tek ne për t’u përqëndruar në garantimin e infrastrukturës dixhitale. Dhe jo vetëm kaq, por ky ishte alarmi edhe për një strategji të re, me burime njerëzore shumë më të kualifikuara dhe mentalitet që kupton sfidat e sigurisë kibernetike”, deklaroi ministri Çuçi.

Në përfundim të fjalës së tij Ministri i Brendshëm foli edhe për një trajtim më të mirë financiar për burimet njerëzore që do të punojnë në sigurinë kibernetike. Ai i bëri gjithashtu ftesë të rinjve profesionistë të kësaj fushe që t’i bashkohen institucioneve publike.

“Në mënyrë që të ndërtojmë një ekosistem sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm (resilient) ne duhet të çojmë në një nivel tjetër punën tonë. Synimi ynë është të jemi konkurrues njësoj si sektori privat kur është fjala tek përthithja në institucionet tona publike e kapaciteteve të mira njerëzore në këtë fushë. Po punojmë në këtë drejtim për një skemë të re trajtimi financiar dhe zhvillimi në karrierë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët për të mbrojtur sistemet tona dixhitale nga sulmet kibernetike. E përfundoj këtë fjalë me një ftesë të hapur ndaj të rinjve dhe të rejave profesionistë të kësaj fushe, të na bashkohen në projktin tonë për të ngritur e forcuar strukturat dhe politikat e reja të sigurisë kibernetike në Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Related Posts

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë
Kryesore

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

02/02/2026
Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria
Kryesore

Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria

02/02/2026
Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët
Lajme

Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

02/02/2026
Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kendrick Lamar hap zemrën për fëmijët: ‘Ata më mësuan dashurinë e pakushtëzuar’

Kendrick Lamar hap zemrën për fëmijët: ‘Ata më mësuan dashurinë e pakushtëzuar’

02/02/2026
VIDEO/ Muriqi nuk ndalet, gjen golin e 15-të në La Liga, më mirë vetëm Mbappe

VIDEO/ Muriqi nuk ndalet, gjen golin e 15-të në La Liga, më mirë vetëm Mbappe

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al