• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi takime në Përmet e Këlcyrë: Asnjë votë të mos shkojë dëm, mandatin e tretë duhet ta marrim të vetëm, pa partiçka nëpër këmbë (FOTO)

04/04/2021
Çuçi takime në Përmet e Këlcyrë: Asnjë votë të mos shkojë dëm, mandatin e tretë duhet ta marrim të vetëm, pa partiçka nëpër këmbë (FOTO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në Përmet e Këlcyrë. Bashkë me dy kandidatet e tjera të PS-së, Mirela Kumbaro e Kjara Adhami, Çuçi ka kërkuar mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij nuk diskutohet që PS-ja do të vijojë qeverisjen për një mandat të tretë, por do duhet tha Çuçi, që ne të marrin shumicën për të mos u detyruar të bëjmë koalicion me subjekte të tjera.

“Partia Socialiste është partia që do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë. Por ne nuk duam vetëm kaq. Ne duam të vazhdojmë qeverisjen pa patur nevojë për forca të tjera që të na pengojnë dhe ta ulin shpejtësinë me të cilën po ecim për Shqipërinë e të ardhmes. Duhet të punojmë të gjithë bashkë këto 20 ditë që të nxjerrim çdo njeri, çdo familjar, çdo koleg e të afërm për të votuar në 25 prill që asnjë votë të mos shkojë dëm për shkak të neglizhencës”, tha Çuçi përpara banorëve në Përmet.

“Mbyllini sytë për një moment në datën 24 prill dhe mendoni dy alternativat. Bëjeni këtë ushtrim dhe të jeni të bindur se do të zgjoheni dhe do merrni me vetë këdo që del përpara atë ditë e do ta çoni në kutinë e votimit”, shtoi më tej Çuçi.  Sipas tij mbështetja për Partinë Sociliste e ka burimin tek ekipi i kandidatëve dhe modeli i qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore që PS ka treguar në këto vite.

Gjatë takimit me banorët në Këlcyrë, Çuçi risolli në vëmendje insistimin e tij që ky qytet të mbetej bashki më vete gjatë reformës territoriale.

“Ai projekt që në vendosëm në 2015 është një realitet që na bën krenarë të gjithëve. Ky realitet nuk mund të bëhej i tillë nëse ne nuk do të vazhdonim të qeverisnim Shqipërinë dhe Këlcyrën. A e mbani mend çka qënë Këlcyra para disa vitesh? Më thoni në 30 vjet çfarë kanë bërë qeveritë për Këlcyrën? Kishte humbur identiteti. Sot po të mos ishte ai insistim dhe vizion që kemi pasur për Këlcyrën, ky qytet do të ishte thjesht një njësi administrative e Përmetit”, tha Çuçi.

Duke u ndalur te kundërshtarët politikë në këto zgjedhje Çuçi tha se ata janë një alternativë e viteve ’90.

“Kush është alternativa sot. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Fatmir Mediu, Dash Shehi. Asgjë e re nuk ka ardhur në këto zgjedhje”, deklaroi kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i socialistëve në Gjirokastër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
Kryesore

Berisha: Në kohën time kishte parcela me kanabis vetëm në Lazarat

08/05/2025
Zegjineja: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke komerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur
Kryesore

Zegjineja: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke komerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur

07/05/2025
“Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve”, Lapaj-Ramës: Ki burrëri, mos gënje për votën e diasporës!
Kryesore

Pas arrestimit të Isufajt në Sarandë reagon Lapaj: Nuk përfaqëson më koalicionin tonë, nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal!

07/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al