Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe deputeti i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, teksa ka publikuar një album me foto nga ekspozimi i automjeteve në qytetin e gurtë, shkruan se së shpejti do të nisin dy investime të tjera të rëndësishme si rehabilitimi i Sheshit “Çerçiz Topulli” dhe ndërtimi i bypassit
#Retro n’sokak, aty ku bashkohen dy të shkuara.🚗 Automjetet e dekadave më parë dhe Pazari historik i Gjirokastrës, i cili pas restaurimit të plotë është sot pjesa më atraktive në qytet, më e lakmuara për t’u vizituar dhe për të bërë biznes.😊 Ky transformim i jashtëzakonshëm është një dëshmi domethënëse e modelit tonë të punës dhe vizionit për ta shndërruar këtë qytet të magjishëm në një pol graviteti për turizmin në jug të vendit.🤝 Sikur të mos ishte pandemia, Gjirokastra do të kishte këtë vit numrin më të madh të turistëve që ka patur ndonjëherë.👉 E megjithatë më e mira është ende përpara. 🙏 Së shpejti nisin dy investime të tjera të rëndësishme; rehabilitimi i Sheshit “Çerçiz Topulli” dhe ndërtimi i bypassit.👍