• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi në Kakavijë me ambasadoren e SHBA-së dhe Greqisë: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare

21/07/2021
Çuçi në Kakavijë me ambasadoren e SHBA-së dhe Greqisë: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, për të parë nga afër disa pajisje të dhuruara për Policinë Kufitare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou, u njohën me funksionimin e disa prej pajisjeve, për përdorimin e të cilave SHBA ka trajnuar edhe oficerë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se sot Shqipëria është një vend me kufij më të sigurt dhe cilësi shërbimesh më të larta për qytetarët në pikat kufitare.

“Ky rrugëtim padiskutim që nuk mund të ishte i suksesshëm pa përkrahjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Askush nuk e vë në dyshim që Shqipëria është një vend shumë më i sigurtë sesa vite më përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është e një niveli shumë më të lartë tashmë, dhe padiskutim kjo e ka bërë Shqipërinë që të jetë ndër vendet me siguri më të lartë për sa i takon ruajtjes së kufijve dhe vend që ofron një shërbim ndaj qytetarëve në cilësinë më të lartë të standarteve qofshin këto edhe në nivelet ndërkombëtare”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai theksoi se falë edhe bashkëpunimit të gjatë me SHBA, sot Shqipëria jo vetëm që është një vend me kufij më të sigurt, por eksporton siguri edhe nëpër botë.

“Siguria kërkon investime të vazhdueshme dhe mbajtja e kësaj sigurie dhe e këtij standardi kërkon investime të vazhdueshme, sepse jetojmë në një botë ku teknologjia zhvillohet me një shpejtësi të madhe, dhe ne duhet t’i përgjigjemi pikërisht të gjitha sfidave që sjell zhvillimi i teknologjisë. Tani është rasti pikërisht që të falenderoj qeverinë e SHBA, pikërisht për të gjithë këto pajisje që i ka dhuruar qeverisë së Shqipërisë”, u shpreh ministri Çuçi.

Mes pajisjeve të dhuruara nga SHBA përmendim kamerat termike, sistemin e lëvizshëm për matjen e radioaktivitetit në kufi, skanerin portativ, automjetet dhe motoçikletat me kalueshmëri të lartë, GPS e plot pajisje të tjera që sot përdoren nga oficerët tanë në pikat kufitare. Dhurimi i këtyre pajisjeve, por edhe trajnimi për përdorimin e tyre, që SHBA iu ka bërë punonjësve tanë të policisë , është bërë në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS).

Në përfundim të vizitës në Kakavijë, ministri Çuçi dhe ambasadoret Kim e Philippidou u ndalën edhe në anën greke të kufirit për të parë nga afër situatën dhe për t’u njohur me praktikat e kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve.

Related Posts

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin
Kryesore

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

05/07/2025
Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur

05/07/2025
Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al