• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi: 15% rritje pagash për Policinë e Shtetit, 547 mln lekë investime në teknologji dhe mbrojtjen kibernetike

10/11/2022
Çuçi: 15% rritje pagash për Policinë e Shtetit, 547 mln lekë investime në teknologji dhe mbrojtjen kibernetike

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thënë në Kuvend se fokusi i buxhetit 2023 është përballimi i inflacionit të luftës dhe forcimi i mbrojtjes së sistemeve tona dixhitale nga sulmet kibernetike.

“Për të adresuar efektet e inflacionit të luftës, por edhe për të trajtuar më mirë financiarisht punën e Policisë së Shtetit, në këtë buxhet kemi një nga rritjet më të larta të pagave. Plot 15% rritje për rreth 74% të trupës së Policisë së Shtetit, ku përfshihen punonjësit e nivelit bazë me gradat Inspektor, Inpsketor i nivelit të parë, Inspektor i nivelit të dytë. Ndërsa për gradat Komisar e Nënkomisar, ku janë rreth 20% e trupës të punonjësve me grada, rritja e pagave do të jetë në nivelin 7%, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Po kështu rritje pagash me 7% ka për 1300 punonjësit e Gardës së Republikës, po kaq edhe për zjarrfikësit. Ndërsa për punonjësit e AMP, rritja është mesatarisht në masën 13% për 86% të punonjësve.

Sa i përket investimevve në teknologji për sistemet dixhitale dhe mbrojtjen nga sulmbet kibernetike, ministri Çuçi tha se fondi është rritur me 7.6 herë si kurrë më parë.

“Dua të theksoj kapërcimin kolosal që ne kemi bërë në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.6 herë investimet në teknologji dhe sigurinë kibernetike në Policinë e Shtetit. Nëse në vitin 2022 investimet në fushën e teknologjisë në Policinë e Shtetit, me fonde të brendshme, kanë qenë 72 milionë lekë, në vitin 2023 ne kemi parashikuar të investojmë plot 547 milionë lekë. Pjesa më e madhe e investimeve shkon pikërisht në rritjen e sigurisë kibernetike për të përballuar pasojat e sulmit kibernetik dhe për të forcuar sigurinë e sistemeve dixhitale të ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit. Po për sigurinë kibernetike, krahas buxhetit të Ministisë së Brendshme, do të financojë edhe AKSHI 278 milionë lekë në Policinë e Shtetit”, deklaroi ministri Çuçi.

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025
Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al