• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’po ndodh në Shqipëri, 40 të shtruar të rinj në spitalet Covid

02/02/2021
Covid i merr jetën regjisorit të njohur

Shtimi i infektimeve me COVID-19 është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të të sëmurëve në faza të rënda, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. 40 pacientë janë shtuar në spitalet covid vetëm në 24 orët e fundit. Nga 365 pacientë që ishin një ditë më parë në këto spitale, të martën ministria e shëndetësisë raportoi për 405 të shtruar gjithsej. 25 prej tyre janë në terapi intensive, 10 nga të cilët në intubim.

Ndërkaq numri i viktimave është ulur krahasuar me ditët e fundit. Këtë të martë u raportuan 5 humbje jete në spitalet covid, të moshave 43-87 vjeç, pas së shtunës dhe se dielës me nga 11 viktima dhe ditës së hënë me 13.

24 oreshi i fundit regjistroi një numër shumë të lartë rastesh të reja të konfirmuara me koronavirus. Ne 3856 testime të kryera, rezultuan pozitiv me covid 942 qytetarë. 199 prej tyre janë në Tiranë.

Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e përhapjes së covid në vendin tonë. Në Tiranë ndodhen aktualisht 17144 persona aktivë me covid, ndërsa pas saj renditen Fieri dhe Durrësi për numrin e personave që aktualisht janë të infektuar nga koronavirusi.

Sipas eksperteve kjo rritje e numrit të të infektuarve në javën e fundit të janarit dhe në javën e parë të muajit shkurt ishte e parashikuar dhe e pritshme. Ajo reflekton shtimin e mundësive për t’u prekur nga koronavirusi gjatë festimeve të vitit të ri dhe udhëtimeve në ditët e pushimit për këto festa.

Shtimi i rasteve me covid sipas disa eksperteve, tregon edhe mundësinë e pranisë së variantit të ri të covid, që nga studimet e deritanishme është përshkruar më ngjitës se ai i mëparshmi. Megjithatë autoritetet shendetesore zyrtarisht nuk kane deklaruar te jete konstatuar perhapja ne territorin tone e ndonje mutacioni te Sars Cov 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Berisha: Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe. Të bëhemi gati për betejën finale
Lajme

Berisha: Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe. Të bëhemi gati për betejën finale

28/01/2023
Vrau gruan dhe vëllanë me sëpatë, dëshmia befasuese e autorit: Nuk e mbaj mend
Lajme

Vrau gruan dhe vëllanë me sëpatë, dëshmia befasuese e autorit: Nuk e mbaj mend

28/01/2023
Përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë: Do t’ju hedhim në erë nëse nuk e lironi mikun tonë
Lajme

Përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë: Do t’ju hedhim në erë nëse nuk e lironi mikun tonë

27/01/2023
Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe
Blog

Isuf Kalo, emblemë e Labërisë

27/01/2023
Berisha: Pse Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë
Lajme

Berisha: Pse Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

27/01/2023
Krishtlindje me dëborë dhe reshje shiu, parashikimi i motit
Kryesore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore

27/01/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

28/01/2023
Priten “fijet” në Memaliaj, policia heq kamerat që nuk dihej kush i kontrollonte

Priten “fijet” në Memaliaj, policia heq kamerat që nuk dihej kush i kontrollonte

28/01/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al