Dicka e pazakonte ka ndodhur sonte në emisionin “Opinion”. Kryeministri Edi Rama është ngritur nga vendi i tij teksa Blendi Fevziu nisi t’i tregonte abuzimet e kompanisë së inceneratorëve me disa tendera. Kryeminstri shkoi pranë publikut për të biseduar me ta, në shenjë injorimi ndaj atyre që thoshte Fevziu. Kjo skenë zgjati disa sekonda. Më pas drejtuesi i emisionit i vendosi Ramës në tavolinë pensionin 70 mijë lekë të vjetra në muaj të një gruaje që ishte aty në studio, për t’i treguar se cfarë ajo mund të blejë me aq para në muaj. ©argjiroja.net