Prej 3 ditësh Kalaja e Gjirokastrës ishte epiqendra e festimeve me muzikë elektronike, e luajtur nga Dj të famshëm vendas e të huaj në kuadër të eventit “Çeço Fest”. Shumë të rinj kanë ardhur në Gjirokastër enkas për këtë festë e cila është kthyer në një ritual të përvitshëm. Aktiviteti i ka sjellë Gjirokastrës këtë fundjavë edhe shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës. Shihni në videon më poshtë pak nga atmosfera e mbrëmjes së sotme.