• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Covid të këput nga lekët’, gazetari i infektuar tregon sa kushton kurimi (Lista dhe çmimet)

21/10/2020
‘Covid të këput nga lekët’, gazetari i infektuar tregon sa kushton kurimi (Lista dhe çmimet)

Nga Endri Xhafo

Uroj me shpirt që Covid-19 të mos prekë askënd! E para, sepse mbetet një SARS, pra një “sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes”. Sot je mirë, nesër bëhesh për spital. Shumë të njohur tanët e kanë kaluar rëndë, madje ndonjë ka ndërruar edhe jetë! Vdekja nuk ka qenë thjesht një statistikë, por një person i njohur i yni, që deri dje rrinim bashkë.

Mamaja ime, që falë Zotit duket se po ia hedh edhe ajo, është rasti tipik se si një temperaturë vetëm 37.7° mund të të prekë mushkëritë në fazën e parë të pneumonisë. Prandaj Covid-19 është i pabesë, sepse edhe kur nuk ke shenja klinike, mund të të lërë pasoja. E dyta pse uroj mos të zërë askënd, është sepse të këput nga lekët!

Të njohur të mi po më thonë që shumë njerëz nuk po mjekohen dot si duhet, vetëm për shkak të kostos së mjekimit. Një analizë e plotë gjaku për COVID-19 shkon deri 11 mijë lekë/person. Një kuti Favipiravir 200mg me 40 tab., ilaçi çudibërës i Fuji, që ka filluar të prodhohet edhe në Turqi, shitet 300€ (më thanë që më bënë nder që ma dhanë kaq sepse është shitur edhe 500€).

Një skaner në privat ka shkuar deri 50 mijë lekë, kurse një infermier i Infektivit për 1 seancë mjekimi intravenoz në shtëpi kërkon 4-5 mijë lekë të reja (duhen 10 seanca). Prandaj uroj mos të zërë askënd! Ama nëse është e shkruar t’ju kapë, uroj ta kaloni si unë! Me shenja të lehta klinike, me mushkëri të pastra, me analiza gjaku gati për maratonë, me një padurim të madh për t’u rikthyer në punë! Lekët, kush i ka, do t’i shpenzojë, se me shëndetin nuk luhet; ama mjekimi duhet i fortë qysh në fillim, sepse më pas s’të bën derman asgjë! Kjo është edhe filozofia e dr.Arjan Harxhit, të cilin e falenderoj pa masë!

Falenderoj edhe të gjithë ata që me mbështetje konkrete apo me interesimin e tyre na treguan familjarisht afeksionin e tyre! Janë të shumtë. Vetëm në gëzime ua shpërblefsha! Atyre që do të më bëjnë moral pse kam thyer karantinën (me maskë e në vende pa njerëz), u them që shëtitjet në ajër të pastër dhe rrezet e diellit që sintetizojnë vitaminën D, këshillohen nga mjekët. Përveç kësaj, jam:

– 12 ditë pas shenjave të para

– 8 ditë rresht pa temperaturë- 7 ditë pas tamponit.

Teorikisht nuk infektoj më.

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025
Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë
Kryesore

Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë

10/07/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al