Rreth 4 mijë njerëz janë regjistruar deri tani për të marrë pjesë në testimin e parë të vaksinës ndaj Covid-19, aplikuar nga Spitali Universitar në Tubingen.
Studiuesit janë shprehur të habitur rreth gatishmërisë së lartë të njerëzve dhe kanë treguar se gjithmonë hasin vështirësi për gjetjen e vullnetarëve. Në rastin e Covidit ka ndodhur e kundërta.
Puna për vaksinën ka nisur që në janar dhe testimet e para do të shtrihen përtej Gjermanisë në Belgjikë, Hannover dhe Mynih.
*Burimi dw.com