Covid vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një i moshuar nga Libohova. 75-vjeçari kishte disa ditë që ishte prekur nga virusi i rrezikshëm. Ndonëse u shtruar në spital për mjekim më të specializuar, ai nuk e fitoi dot betejën me Covid 19. Gjatë ditës së sotme në rang vendi Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e 12 pacientëve ndërsa numri i rasteve të reja ishte 1088 persona. Vetëm në qarkun Gjirokastër rastet e reja ditore ishin 81.
©argjiroja.net