• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Covid 19, pse BE i mbajti të mbyllur kufijtë me Shqipërinë

29/06/2020
Covid 19, pse BE i mbajti të mbyllur kufijtë me Shqipërinë

Shqiptarët duhet të presin edhe dy javë për të mësuar nëse do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian. Vendet anëtare nuk e kanë përfshirë në listën e shteteve për të cilat hapen kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut, ndryshe nga sa bënë me Serbinë dhe Maslin e Zi. Bashkë me ne kufinjtë do të qëndrojnë të mbyllur edhe për Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Kriteri që kanë përdorur vendet anëtare është ai përmirësimit apo përkeqësimit të situatës evolucionin e situates gjatë dy javëve të fundit. Kjo situatë ka ndryshuar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk korrespondon më me nivelin mesatar të të prekurve nga koronavirusi në Bashkimin Europian. Duket se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se duket sikur vendet që kanë mbetur të izoluara janë diferencuar. Kështu në Tiranën zyrtare ka një pakënaqësi për dy standartet që janë përdorur mes nesh dhe Serbisë. Aq më tepër kur mediat serioze kanë hedhur dyshime se Serbia i ka manipuluar të dhënat, duke ulur numrin e vdekjeve nga Covid-19. Pala shqiptare mbron logjikën se ne kemi më pak të vdekur dhe të infektuar s Serbia në raport m numrin e banorëve. Por arsyetimi i vendeve anëtare të BE-së që i hapën kufinjtë për 14 shtete si Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai, ka qenë tjetër. Ai bazohet në logjikën nëse ka përmirësim apo përkeqësim në periudhën e fundit dhe jo në total që nga mesi i marsit kur shpërtheu pandemia.

Dhe në këtë pikë shifrat e Shqipërisë nuk janë pozitive. Sipas universitetit “John Hopkins”, të dhënat e infeksionit për 100 mijë banore, në dy javët e fundit të qershorit janë më të larta se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Serbi, Holandë, pra më i lartë se në 28 vende të tjera të Europës (tabela poshtë).

Lista e vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, ndryshon çdo dy javë, kështu që shpresat janë q nëse gjithçka shkon mirë kufinjtë të happen në mes të Korrikut. Deri më tani lajm optimist është se në 1 korrik Greqia do ti hapë kufinjtë me ne.

Udhëtimet esenciale drejt Bashkimit Europian mundësohen për punëtorët sezonalë në bujqësi, diplomatët, studentët dhe psersonat që kalojnë tranzit nga Bashkimit Europian, të cilët nuk preken nga kufizimet./ Lapsi.al

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Loja e Vëllait të Madh, cilët nga banorët do të përfitojnë biletat e fatit

Loja e Vëllait të Madh, cilët nga banorët do të përfitojnë biletat e fatit

21/12/2025
“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al