• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

07/01/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Nga Andi Bushati

Sot në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve, e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat.

Përpos ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit. Nuk do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme.

Por, pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur, asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur. Sepse dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë.

Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime kapitale në Turqi.

Ne po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit. Tirana është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të martirëve të një puçi të pavërtetuar. Komuniteti musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja.

Shteti ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të tij.

Prandaj, çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe./ Lapsi.al

Fjalë Kyce: andi bushati. turqiaedi ramaerdoganshqiperia
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E sjellshme dhe me humor, njihuni me zëdhënësen me origjinë greke të Joe Biden (FOTO)
Lajme

E sjellshme dhe me humor, njihuni me zëdhënësen me origjinë greke të Joe Biden (FOTO)

22/01/2021
Kryesore

Shifrat befasuese: Nuk është Tirana, por Gjirokastra, qyteti me më shumë të infektuar dhe jetë të humbura nga Covid

22/01/2021
Kryesore

Sondazhi i kompanisë greke për Euronews: Edi Rama fiton zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri (Rezultatet)

21/01/2021
Aksident i frikshëm në Tepelenë, kamioni përmbyset në rrugë (FOTO)
Kryesore

Aksident i frikshëm në Tepelenë, kamioni përmbyset në rrugë (FOTO)

21/01/2021
21 Janari, përkujtohet Ziver Veizi në Gjirokastër
Kryesore

21 Janari, përkujtohet Ziver Veizi në Gjirokastër

21/01/2021
Tjetër i infektuar me koronavirus në Shqipëri, e moshuara niset me urgjencë drejt Tiranës
Kryesore

Aksidentohet punonjësi i policisë, dërgohet me urgjencë në spital

21/01/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Eksperti i shëndetësisë Fauci për Covid-19: Janari do të jetë i tmerrshëm

Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ja roli që i cakton Biden

22/01/2021
Hollandë/ Miratohet shtetrrethimi kunder Covid-19

Hollandë/ Miratohet shtetrrethimi kunder Covid-19

22/01/2021
35-vjeçari rreh gruan dhe arrestohet/ Shkak bëhet xhelozia për Sinan Hoxhën dhe Anën

35-vjeçari rreh gruan dhe arrestohet/ Shkak bëhet xhelozia për Sinan Hoxhën dhe Anën

22/01/2021
E sjellshme dhe me humor, njihuni me zëdhënësen me origjinë greke të Joe Biden (FOTO)

E sjellshme dhe me humor, njihuni me zëdhënësen me origjinë greke të Joe Biden (FOTO)

22/01/2021

Shifrat befasuese: Nuk është Tirana, por Gjirokastra, qyteti me më shumë të infektuar dhe jetë të humbura nga Covid

22/01/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Eksperti i shëndetësisë Fauci për Covid-19: Janari do të jetë i tmerrshëm

Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ja roli që i cakton Biden

22/01/2021
Hollandë/ Miratohet shtetrrethimi kunder Covid-19

Hollandë/ Miratohet shtetrrethimi kunder Covid-19

22/01/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al