• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

07/01/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Nga Andi Bushati

Sot në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve, e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat.

Përpos ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit. Nuk do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme.

Por, pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur, asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur. Sepse dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë.

Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime kapitale në Turqi.

Ne po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit. Tirana është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të martirëve të një puçi të pavërtetuar. Komuniteti musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja.

Shteti ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të tij.

Prandaj, çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe./ Lapsi.al

Related Posts

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Steven Spielberg dhe Kate Capshaw dhurojnë 25,000 dollarë për familjen e James Van Der Beek

Steven Spielberg dhe Kate Capshaw dhurojnë 25,000 dollarë për familjen e James Van Der Beek

13/02/2026
I del emri në Angli, Igor Tudor pranë rikthimit në pankinë

I del emri në Angli, Igor Tudor pranë rikthimit në pankinë

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al