Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga Himara, ku pushuesit që kanë zgjedhur plazhet e këtij qyteti tregojnë impresionet e tyre. Ata thonë se këtë vit gjithcka është shumë mirë në ndryshim nga vitet e shkuara. Mes pushuesve që flasin ka edhe shtetas të huaj, si dhe emigrantë shqiptarë që janë kthyer në vendlindje. “Ushqimi është i mrekullueshëm, çmimet janë shumë të arsyeshme”, shprehet një zonjë. Dikush tjetër thotë se hapja e rrugës së Lumit të Vlorës ka shtuar fluksin e turistëve në Himarë. Ndiqni në videon më poshtë rrëfimet e plota të tyre.©argjiroja.net