• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Çmendet’ Vangjel Tavo/ Para disa ditësh akuzonte se Rilindja blen vota me 500 euro, sot flet për kova me salcë kosi e sheqer: Kam bërë denoncim te portali Ilir Metës

10/04/2021
Monologu javor i Vangjel Tavos, pas 24 vitesh deputet pretendon ende se është shpresë për qytetarët: Gjirokastrës do i rikthejmë dinjitetin (VIDEO)

Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo, denoncon përmes një postimi në “Facebook” se qeveria po mbush me ushqime magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër, që sipas tij, do t’i shpërndajë te banorët në shkëmbim të votës. Tavo ka disa ditë në fakt që po përgatit alibinë e humbjes së 25 prillit, duke u munduar që të sajojë lloj lloj skenarësh për t’u justifikuar më 25 prill para elektoratit, që kësaj radhe nuk con më vota te LSI-ja si më parë. Si për ta bërë më qesharak pretendimin e tij, Tavo thotë se ka denoncuar edhe te portali i Ilir Metës.

Denoncimi i kandidatit për deputet:

MEGA SKANDAL/ “Rilindja” ka mbushur magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës. Ja prova e skemave për blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve nga “Rilindja.” Shikoni tonelatat me ushqime (sheqer, miell, makarona, kova salcë kosi, etj) Në këtë akt penal janë të përfshira të gjitha institucionet shtetërore, si të pushtetit qendror ashtu edhe atij vendor. Kanë nxjerrë zjarrfikëset jashtë për të mbushur magazinat me tonelata ushqime në këmbim të votës. Ky skandal dëshmon përfshirjen e të gjithë aparatit shtetëror në hartimin dhe zbatimin e këtij plani anti-ligjor, korruptiv, dhe anti-demokratik, për të cilin unë personalisht do bëj një kallëzim në prokurori. Këto prova ua kam paraqitur zyrës së OSBE/ ODIHR ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Franceze, Holandeze, etj, si edhe është dërguar si denoncim në portalin “Mbroje Votën” në faqjen zyrtare të Presidentit të Republikës. U kërkoj organeve ligjzbatuese të kryejnë detyrën e tyre funksionale. Të veprojë urgjentisht prokuroria që të mos preken provat nga shkelësit. U bëj thirrje medias të shkojë urgjentisht në vendndodhje dhe t’i paraqisë mbarë publikut pamjet e plota të këtij skandali të madh. Kjo është “Rilindja!” E vendosur gjer në fund të përdorë çdo mënyrë të paligjshme dhe të turpshme për të ruajtur pushtetin. Aspak e interesuar për zgjedhje të lira dhe demokratike, aspak e shqetësuar se BE pret zgjedhje me standarde dhe demokratike si kusht për procesin e integrimit, aspak e interesuar në vullnetin e lirë të banorëve të qarkut të Gjirokastër por zgjedh t’i fyejë ata me këto skema skandaloze dhe akte kriminale. Shfrytëzon varfërinë e njerëzve për t’u blerë votën me ushqime. Varfëri që e ka shkaktuar vetë. Turp të keni, Çuçi e me shokë që përdorni skema të tilla. Largimi i “Rilindjes” është largimi i një të keqe dhe paturpësie të madhe. Si një qark fisnik, plot vlera, krenar dhe me integritet të lartë, ta shporrim një herë e përgjithmonë këtë sekt të pavlerë, të ulët dhe të zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri.

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025
Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al