Një 60-vjeçar nga Saranda është kapur në pikën kufitare të Kakavijës nga inspektori i ISHSH Gjirokastër ,teksa kërkonte të kalonte në Greqi me dy persona të tjerë në bord. Mesohet se shtetasi S.C, ishte me PCR test pozitiv dhe kërkonte të shkonte në Greqi duke çuar pasagjerët drejt Athinës. Menjeherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për izolim shtëpiak. Ndërkohë, ai është gjobitur nga ISHSH Gjirokaster me 700 mijë lekë të reja.