Një 39-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ka dhunuar dy të moshuar. 39-vjeçarja u arrestua nga efektivë të Policisë së Repartit Aktio-Vonicë pasi dyshohet se ka dhunuar dy të moshuar të moshave 70 dhe 77 vjeç. Kanë qenë të moshuarit të cilët kanë denoncuar në polici shqiptaren duke treguar ngjarjen e rëndë.