• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë zbuloi sondazhi italian dhe rënia pikiatë e LSI-së

14/12/2020
Mesazhet në rrjetet sociale, si i “peshkon” LSI të rinjtë për fushatë (FOTO)

Nga Sokrat Hoxha

Ndonëse duhen afro edhe 5 muaj që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duket qartazi se interesi i tyre për këtë proces zgjedhor vijon të jetë i lartë. Votuesit kanë filluar të skicojnë idenë se për kë duan të votojnë në këto zgjedhje.

Adresimi i votës së shqiptarëve është kristalizuar në një sondazh që Instituti prestigjioz italian Piepoli ka realizuar në Shqipëri për Report TV, 5 muaj përpara zgjedhjeve. Sipas këtij sondazhi, nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot, 53- 59% e tyre do të votonin PS, duke i dhënë një fitore të sigurt Edi Ramës për mandatin e tretë historic në vend. Nëse zgjedhjet zhvillohen sot, PS rezulton edhe me rritje nga zgjedhjet e 2017 ku mori 48,24% të votive.

Ndërkaq, 30-34% do të votonin PD, ndërsa vetëm 2-4% do të votonin LSI, e cila, 4 vite më parë ka marrë 14,28%. Ajo që bie në sy në këtë sondazh, nuk është as rritja e PS dhe sigurimi i mandatit të tretë, as stanjacioni i PD-së, e cila ka mbetur në vendnumëro, por rënia drastike e LSI, e cila ka humbur rreth 10% të votuesve të saj në shkallë kombëtare, krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Po pse kjo rënie në pikiatë e LSI?

Po t’i kthehemi rezultateve zgjedhore të vitit 2009, kur ajo hyri në zgjedhje si subjekt më vete politik, bëhet e qartë se LSI tashmë ka shkuar tek shtrati i saj natyral elektoral. Rritja e saj elektorale në 2013 dhe 2017 nuk ka qenë një proces i natyrshëm politik, por një rritje artificiale, mbështetur në skema korruptive elektorale, shantazhi mbi dy partitë e mëdha politike, me të cilat kishte bërë aleancë, pazaret me vendet e punës në administratën shtetërore, tenderat, koncesionet me të cilat mbështeti rrethin e saj të tarafeve dhe grupeve ekonomike etj. Dalja në opozitë në vitin 2017 duket se e ka nxjerrë zbuluar faktin se LSI-ja mbështetej mbi interesa pragmatiste njerëzish, që mbyllnin një sy kur votonin thjesht sa për të mbajtur vendin e punës.

LSI, ecuria politike, që s’ishte kurrë politike

Nëse do të arsyetohet me gjakftohtësi, rënia pikiatë e LSI është një proces tërësisht natyral, pasi aq i ka këllqet.

Është e ditur se PD nuk e ka dashur asnjëherë një ngjizje thuajse totale me LSI. Jo se nuk i interesonte, por një LSI e distancuar nga PD dhe një oponente e fortë ndaj PS, ishte për të “Kali më i mirë i Trojës” brenda së majtës. Nëpërmjet këtij diversioni brenda së majtës, PD arriti të ketë një sukses elektoral të debatueshëm në vitin 2005 dhe 2009.

Pra, roli i LSI ishte thjesht një rol përçarës, që fragmentarizonte votën brenda së majtës, gjë që sillte “ujë në mullirin” e PD. Në vija të përgjithshme, votat për LSI kanë qenë nga e majta. Por më pas të majtët idealistë panë se si vota e tyre u vu nga Meta në shërbim të Berishës. Bërthama e majtë që formoi LSI u shpërbë tërësisht, duke i dhënë kësaj partie fizionominë e një partie familjare.

Me kthimin e LSI nga një parti me karakter politik, në një parti familjare, u zbeh tërësisht edhe roli i saj fragmentarizues brenda së majtës.

Kjo ka çuar në një rritje të peshës elektorale të PS, gjë që u pa jo vetëm në zgjedhjet e 2017, por që rezulton akoma më i madh edhe nga sondazhi i Institutit italian Piepoli, pasi PS-së i është kthyer tashmë edhe pjesa natyrale e së majtës, që kishte përzgjedhur më parë LSI-në. Ja pse lidershipi i PD-së, nuk ka qenë asnjëherë i interesuar që LSI të bëhej njësh me të, pasi, përtej nevojës që PD kishte dhe ka për t’u duke forcë e madhe opozitare, me disa parti rreth e qark, ajo më shumë ka qenë e interesuar për rolin diversionist të LSI brenda së majtës, rol të cilin ajo nuk e ka më.

Performanca opozitare e LSI

T’u thuash të majtëve në Shqipëri se kreu i PS Rama është i keq dhe se Basha e Berisha janë të mirë, është gabimi më trashanik për një forcë politike që pretendon se shtrati i saj politik është e majta. Për të gjithë socialistët dhe të majtët është e qartë si drita e diellit e sjellura politike e Berishës dhe PD ndaj të majtës, një sjellje politike tërësisht persekutuese në të gjitha format, mënyrat e mjetet.

Asnjë socialist nuk mund ta harrojë se ç’ka hequr mbi kurrizin e tij gjatë qeverisjes së PD. Që në pikënisje opozitarizmi i LSI ishte mjaft diletant, shantazhues dhe pa asnjë vizion.

Dalja nga parlamenti, pjesëmarrja në aktet e dhunshme kundër institucioneve shtetërore, si dhe mospjesëmarrja në zgjedhje, jo vetëm dëshmuan paaftësi politike, por kjo çoi edhe në një rrudhozje të mbështetjes për LSI.

Kjo gjë tashmë reflektohet edhe në sondazh. E gjendur në rrugë pa krye, LSI tashmë përfundimisht e ka lidhur fatin e saj politik me PD, jo për të qenë diktuese në zhvillimet politike në vend, por për të mbijetuar në këtë skenë politike. Të luftosh për mbijetesë është një pazar i ulët. Një pazar të tillë do të marrë nga PD edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Related Posts

Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025
Libri si çantë dore dhe padija si krenari
Blog

Libri si çantë dore dhe padija si krenari

15/07/2025
Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al