Me zgjedhjet e Lindita Rovës në krye të Këshillit të Qarkut Gjirokastër u përmbyll edhe procesi i konstituimit të organeve të reja të qeverisjes vendore në Gjirokastër.
I deleguari i PS-së në këtë qark, ministri Bledi Çuçi, duke folur për Tv Gjirokastra në përfundim të mbledhjes, tha se tani është koha që të gjithë të punojnë bashkë për të shndërruar qarkun Gjirokastër në një nga qarqet më të rëndësishme në jug për turizmin. Ai vlerësoi Lindita Rovën duke evidentuar edhe punën e saj në krye të DAR Gjirokastër.
Ai tha se raporti i OSBE ODIHR ishte akti i fundit për të vulosur zgjedhjet e 30 qershorit. Shihni prononcimin e tij.