Për minuta me radhë në Sarandë janë shpërthyer qindra fishekzjarre në një orar të pazakontë. Shpesh jemi mësuar që të shohim fishekzjarre në orën 00:00 me rastin e ndonjë ditëlindje, por sonte spektakli ishte rezervuar për në orën 02:00. Kjo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të cilët shihnin me shqetësim e kureshtje atë që po ndodhte në një prej zonave më të populluara gjatë sezonit turistik. Shpërthimi i fishekzjarreve zgjati për shumë minuta. Një patrullë e forcave “Shqiponja” shkoi për të parë nga afër çfarë ishte duke ndodhur në një orar jo të zakontë. Deri më tani nuk dihet diçka më tepër se kush po i shpërthente fishekzjarret dhe përse në një orar kur shumica ishin në gjumë. Argjirolajm.net sjell disa sekonda video nga ky moment.