Bllokohet rrjeti social i Whatsapp dhe Instagram. Rrjeti social i Whatsapp-it, prej pak minutash është bllokuar dhe mesazhet nuk dërgohen tek njëri-tjetri. Po ashtu “Instagrami”, një prej rrjeteve më të përhapura nuk hapet, dhe tashmë njerëzit kanë kaluar në Twitter, dhe kanë shprehur shqetësimin për bllokimin e rrjeteve. Nuk dihet arsyesja se pse rrjeti më i përhapur i komunikimit është bllokuar, dhe përdoruesit janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është e para herë që ndodhën pasi edhe disa javë më parë, disa rrjete sociale u bllokuan për disa orë.