• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet pas faturës 1 miliard të tërmetit?

27/01/2020
Çfarë fshihet pas faturës 1 miliard të tërmetit?

Shifra sipas ekspertëve, nuk është reale. Për arkitektin Besnik Aliaj, dëmi nuk i kalon 500 milionë euro, ndërsa ekonomisti Artan Hoxha, shkon dhe më tej kur thotë se me një shumë të tillë do mund të rindërtoheshin nga fillimi jo pak por 20 mijë apartamente, me një vlerë prej 50 mijë euro secilin.

A po tentohet të mbyllen gropat e zeza të tatimeve e doganave, apo PPP-ve në buxhet duke marrë borxh në emër të rindërtimit?

Fatura prej 1 miliard euro e tërmetit të 26 nëntorit 2019, do kalonte jo pa habi te ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio kur ajo iu prezantua nga kryeministri Edi Rama të enjten e shkuar në Romë. Për një vend që nuk numëron as 3 milionë banorë, dhe ku vlerat e shtëpive dhe bizneseve nuk janë aq sa në perëndim, një faturë e tillë duket disi e fryrë. Ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj, por dhe vetë kryeministri kur shpjeguan shifrën, u shprehën se në të janë llogaritur dhe dëmet në ekonomi.

Por, megjithatë sërish dhe kjo kërkon disa shpjegime. E para, cila është metodologjia e përdorur në vlerësimin e dëmeve dhe ku janë sektorët për të cilat pretendohet se është shkaktuar i gjithë ky dëm që është sa 10% e GDP së vendit, një shifër e papërballueshme për xhepat e shqiptarëve që paguhen më pak se çdo qytetar tjetër evropian.

Arkitektët

Të dhënat e bëra të ditura deri në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar flasin për rreth 11 mijë banesa dhe pallate të dëmtuara, rëndë dhe lehtë, në Durrës, Tiranë dhe zonën e Laçit. Nga këto 1180 banesa janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme dhe si të tilla do të rindërtohen nga fillimi.

Megjithëse nuk ka një shifër të saktë ende, mendohet se shumica e tyre nuk kanë dëmtime në strukturë, pra mund të riparohen. Edi Rama, pat deklaruar aso kohe se ndërtimi do të bëhet në kosto, dhe do zbriten vlera e truallit, taksat dhe të gjitha ngarkesat e tjera.

Për arkitektin Besnik Aliaj, ngado që ta shohësh si çështje fatura është tjetër e fryrë, së paku me dyfishin e saj.

“Në fakt nuk na është vënë ende në dispozicion një metodologji në lidhje me përllogaritjen që është bërë, por ama disa shifra kanë dalë deri më tani. Sido, që ta kthesh po të marrim parasysh koston e ndërtimit mendoj se fatura nuk i kalon më shumë se 500 milionë dollarë. Pjesën tjetër nuk e di se nga e gjen qeveria. Por në rast se do kishim një metodologji vlerësimi, ndoshta do të flisnim më ekzaktësisht për këtë gjë” -thotë Aliaj.

Ekonomistët

Ndërsa analisti i ekonomisë, Artan Hoxha i shkon dhe më tej këtij argumenti, duke dhënë dhe shifrën se çfarë mund të bëhej me një shumë të tillë.

“Që të justifikohen 1 miliard euro, do duhet që të jenë shembur totalisht 50 mijë shtëpi e apartamente me vlerë 50 mijë euro secili. Ose të jenë dëmtuar seriozisht rreth 50 mijë apartamente me një dëm prej 20 mijë euro, që është sa 40 % e vlerës së apartamentit. Kur flas për apartamente 50 mijë eurosh e kam fjalën për 100 metra katror me një çmim mesatar që mund ta gjesh në periferi të Tiranës, por a është kjo vlera dhe në Thumanë, Laç, Lezhë apo Durrës për këto shtëpi? Pra, është një vlerë e ekzagjeruar e asaj çfarë ka ndodhur, dhe mendoj se vlera është shumë më e vogël se aq, në kuptimin e dëmit fizik të godinave”, shprehet Hoxha.

Sipas tij, kur qeveria publikon shifra të tilla, e ka obligim që të publikojë dhe numrin e banesave që do të ndërtohen, rindërtohen, riparohen, apo do dëmshpërblehen që punimet të kryhen nga vetë qytetarët./ Mapo

Related Posts

“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

13/02/2026
VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al