• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet në “luftën” për datën e zgjedhjeve?!

05/09/2020
Monika Kryemadhi: Sot ishte një nga vizitat e mia të rralla në Presidencë, zgjedhjet duhet të ishin bërë dy vite më parë

Nga Ylli Pata

Si presidenti Ilir Meta, ashtu edhe opozita duket se ka një qëndrim të qartë që të dekretojnë zgjedhjet parlamentare të rregullta në datën më të afërt të mundshme. PD—ja siç e ka bërë të ditur Edi Paloka ka kërkuar 18 prillin, ndërsa PS-ja 9 majin.

Logjika është se opozita kërkon zgjedhje sa më parë, dhe mazhoranca duket se kërkon t’i shtyjnë, por gjithsesi asnjëra as mund t’i afrojë tej afatit e as mund t’i shtyjë më shumë.

Por thelbi është diku tjetër, pasi fjala është vetëm për 20 ditë.

Thelbi është diçka tjetër: këtë radhë Shqipëria duket se do të zhvillojë zgjedhje larg afatit që i ka bërë prej vitesh, pra jashtë qershorit.

Një sezon, që nis me verën, ku një numër i konsiderueshëm emigrantësh kanë mundësi të vijnë në Shqipëri, të takohen me familjarët, të bëjnë pushimet, por meqë janë edhe të votojnë. Prilli dhe maji thuajse përjashton mundësinë e votimit të emigrantëve.

Këtu hyjmë në një diskurs që ja vlen që ta diskutojë politika, pasi e ka pasur edhe një armë beteje; të lejojë shqiptarët jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës.

Me ligj, nuk ju është dhënë mundësia gati gjysmës së shqiptarëve që janë të regjistruar si votues, nga aspekti infrastrukturor, pasi Shqipëria, ashtu si edhe Mali i Zi nuk e ka të përcaktuar në Kodin Zgjedhor votën e emigrantëve në vendet ku jetojnë.

Por ardhja e verës, hapte një mundësi. Madje mirë do të ishte që zgjedhjet në Shqipëri të zhvilloheshin në fund korriku, madje edhe në gusht, kur mund të vijnë emigrantët.

Në fakt kjo periudhë hap një çështje jo të vogël, të ngarkimit të fushatës me polarizim në mesin e sezonit turistik, çka edhe ndikon jo për mirë tek operatorët, të cilët e kanë thënë disa herë që nuk e duan një ashpërsim të situatës, kur është piku i sezonit.

Realisht ky pik i sezonit rastis edhe me ardhjen më të madhe të emigrantëve në familjet e tyre, çka duhet të sillte një konsensus popullor për këtë çështje.

Opozita me logjikën klasike kërkon zgjedhje sa më shpejt; por nëse bëhen në prill apo në qershor, a korrik, ato nuk janë të parakohshme, çdo logjikë se opozita arriti të afrojë votimet me 2 muaj nuk është i saktë argumentuar si një proces i parakohshëm, e nëse mbështetet ky argument dukshëm është hipokrit.

Realisht nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme, por për botimet kalendarike të vitit 2021. Duke qenë të tilla, forcat politike, duhet të angazhohen për një proces elektoral sa më demokratik e sa më gjithëpërfshirës. Që në thelb të sjellin një mobilizim të madh të elektorait, si diasporës, si ata që janë brenda vendit.

Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, opozita, përkatësisht më shujë ajo filoserbe, arriti që të mobilizojë një numër të madh zgjedhësish që të viojnë në atdhe edhe pse jetonin në Serbi e vende të Europës për të votuar.

Dhe ky mesazh qëlloi se shkoi në veshin e duhur. Dhe zgjedhjet u bënë në një datë shumë të përshtarshme, siç është 30 gushti; kur sezoni kuristik ka mbaruar por edhe emigrantët nuk ishin kthyer në vendet e tyre të punës. Në përcaktimin e datës, secila palë pati llogaritjen e saj se kush do të sjellë më shumë pjesë të diasporës. S’ka rëndësi, por fakt është që në fund pati një mundësi për emigrantët…

Related Posts

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)
Kryesore

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

07/01/2026
A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme
Kryesore

A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme

07/01/2026
Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë
Kryesore

Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

07/01/2026
Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë

06/01/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Ura e Leklit–Këlcyrë, shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me pemën

05/01/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, 45-vjeçari nën hetim për dhunë ndaj thjeshtrës së tij

05/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet shkaku i vdekjes dhe fjalët e fundit të Brigitte Bardot, teksa të afërmit mblidhen për funeral

Zbulohet shkaku i vdekjes dhe fjalët e fundit të Brigitte Bardot, teksa të afërmit mblidhen për funeral

07/01/2026
Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

07/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al