• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë duhet të bësh për të shkatërruar një marrëdhënie

23/06/2020
Çfarë duhet të bësh për të shkatërruar një marrëdhënie

Je mësuar gjithmonë të lexosh shkrime “Si ta bësh të lumtur”, “Si ta shpëtosh lidhjen”, por sot do shikosh një tjetër anë, atë se si ta shkatërrosh një lidhje. Dhe sigurisht, për ta ruajtur, duhet të mos ndjekësh këto 10 hapa.

Hapi i parë

Fillimi i rremë: Martohu me njeriun e gabuar, ose për arsyen e gabuar

Nëse marrëdhënia juaj ka nisur në mënyrë pozitive atëherë keni bërë gjysmën e punës. Nëse je martuar për të shmangur varfërinë, për të zënë një punë, nga presioni i familjes, nga vetmia ose se po të ikte ora biologjike, këto janë arsye të mjaftueshme të gabuara.

Po kaq sa këto arsye të gabuara, edhe martesa me njeriun e gabuar do ta bëjë të mjerueshme jetën tuaj. Zakonisht vajzat e mira e punëtorë tërhiqen nga djemtë e këqij si një mënyrë për t`iu arratisur jetës së tyre konservatore, për të kapur lirinë ose për të qenë në dorë të sigurt. Me kalimin e viteve kuptojnë që janë diametralisht të kundërt.

Hapi i dytë

Prit që partneri të të plotësojë

Pret që partneri të jetë i dashuri yt, mësuesi, argëtuesi, përgjegjësi, psikoterapisti, tifozi dhe madje edhe prindi yt? E ke të sigurt që do ta shkatërrosh këtë marrëdhënie.

Hapi i tretë

Mos bëj asnjë përpjekje për të komunikuar me të

Ki qëllim në vetvete që partneri mos të të kuptojë kur flet. Prit që të të lexojë mendjen. Mos i shpreh as mendimet dhe as ndjenjat. Bravo, e ke të sigurt fundin e marrëdhënies.

Hapi i katërt

Shmang çdo përgjegjësi dhe mos e prano kurrë që ishte faji yt

Nuk ka asgjë më të shpifur se sa të martohesh me një viktimë. Viktima është vazhdimisht në përpjekje të mjerueshme të forcojë pozitën e vet prej viktime. Nuk do të të durojë gjatë.

Hapi i pestë

Krijo konflikte dhe lufto për të fituar

Asnjë çështje, sado e vogël, nuk është e parëndësishme dhe ia vlen të bësh luftë me partnerin dhe të përpiqesh të fitosh me çdo kusht. Dhe kur të ziheni sigurohuni të bërtisni shumë, të shani dhe ofendoni, pra debati të jetë sa më shumë personal. Shaji nënën, babain, motrën ç`të ketë partneri. Mos humb rast pa sulmuar. Kryesorja është të mos e lësh të mbarojë ai/ajo asnjë fjali deri në fund. Fol vetëm ti.

Hapi i gjashtë

Elimino intimitetin sa të mundesh: Përdore seksin si një arsye për ta ndëshkuar

Bëj sikur do ti pikërisht në netët kur atij s`ia ka qejfi dhe kur do ai, ty le të të dhemb koka. Kur të mërzit gjatë ditës, ndëshkoje natën, madje për netë të tëra. Mos i trego kurrë çfarë të pëlqen dhe të kënaq në shtrat, sigurisht kjo të ndodhë pasi për vite të tëra të kesh pasur orgazma të shtirura.

Fli shumë parpara tij, që të të gjejë në gjumë, ose shumë pas tij që ta gjesh në gjumë.

Hapi i shtatë

Mbaj një qasje ndryshe nga partneri përsa u takon parave

Nëse ai kursen, shpenzo ti. Nëse ai shpenzon, ti bëhu kursimtare. Pra, bëj të kundërtën e saj që ai do. Mosmarrëveshjet ekonomike janë një nga arsyet më të forta që i japin fund marrëdhënieve.

Hapi i tetë

Përdor fëmijët për të ruajtur martesën

“Po rri me të për hir të fëmijëve”, “Po i bëj fëmijët për vete”, “Më tradhto, po do t`i shikosh më fëmijët pastaj”, janë fjali shkatërruese që do të sjellin një martesë të palumtur dhe pastaj ndarjen.

Hapi i nëntë

Tradhto

Dhe pasi të kesh qëndruar gjithë jetën për hir të fëmijëve e ata të jenë sistemuar pak a shumë në jetët e tyre ti krijo një lidhje paralele. Do që ta kesh ndarjes dhe urrejtjen e tij të sigurtë, tradhtoje me dikë që ai e njeh.

Hapi i dhjetë

Braktise me ndihmën e teknologjisë

Sot janë të gjitha kushtet për ta braktisur partnerin pa u larguar fare nga shtëpia. Rri gjithë ditën në internet, rrjete sociale, hyr në një botë virtuale kur ai është në shtëpi. Kur ai nuk është në shtëpi fike ti telefonin dhe as mos iu përgjigj fare telefonatave të tij.

Këto janë 10 hapat për ta shkatërruar! Në të kundërt, mos i respekto!

Related Posts

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça
Pikante

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

01/07/2025
Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump
Kryesore

Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

25/06/2025
Fikni makinën në autostradë! Nesër protestë për çmimin e naftës
Pikante

1 në 2 shqiptarë ka makinë, por vetëm 1 në 4 paguan taksat

20/06/2025
Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë
Lajme

Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë

18/06/2025
Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë
Lajme

Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë

14/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al