Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Pragë ka bërë me dije se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur një dakordësi për çështjen e detit në mnëyrë që t’I drejtohen Gjykatës në Hagë.
Për këtëç ështje, Rama dhe Mitsotakis kanë zhvilluar një takim në kryeqytetin çek. Rama është shprehur se ende nuk ka një konsensus mes palëve.
“Ky është një proces ligjor, ka një sërë rregullash, ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë, duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces dhe ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër, kërkon kohën e vet. Pra, nuk kemi një konsensus mes palëve”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ndër të tjera Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e diskutimit me BE për krizën energjetike.
“Në tryezën e rrumbullakët ku unë kam qenë së bashku me kryeministrin e Holandës fokusi kryesor ka qenë pikërisht kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar vendet që kanë filluar negociatat për anëtarësim do të mund të ndihmohen drejtpërdrejtë. Ndërkohë që unë kam insistuar që këtu nuk duhet të ketë diferenca dhe duhet të përfshihen të gjitha vendet, të 6 vendet”, theksoi ai.