Askush më shumë se ne shqiptarët nuk i ka bërë dëm Shqipërisë”, kështu u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit, Rajonal Majlinda Bregu teksa foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Bregu tha nga “News24” se Shqipëria duhet ti kishte hapur negociatat me kohë dhe se përgjegjësitë lidhur me këtë çështje nuk duhet të shmangen më.
Kemi vite me statusin e vendit kandidat në BE, që kur ju ishit ministre e Integrimit.
Bregu: Fajin më shumë se ne nuk na e kanë të tjerët, ne kur ishim baraz me Kroacinë dhe nëse nuk do të kishim bllokimet që kemi pasur do ishim të barabartë me Kroacinë dhe në BE. Askush më shumë se ne shqiptarët nuk i ka bërë dëm Shqipërisë. Kemi arritur në një pikë që nuk mund të ndajmë më. Për mua Shqipëria duhet ti kishte hapur negociatat me kohë. Nuk mund ti shmangen përgjegjësisë.
Duke qenë kaq pranë zgjedhjeve si ju duket situata politike në vend?
Bregu: Më duket njëlloj siç i duket çdokujt tjetër, problematike dhe akoma edhe më e rënduar.
Kanë dalë parti të reja dhe dua të fokusohem tek nisma e Topallit, e përshëndesni?
Bregu: Unë vazhdoj të them që nuk është keq për demokracinë kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin.
Çfarë opozite ka përpara maxhoranca?
Bregu: Ka atë opozitë që ka dashur të ketë kreu i opozitës.
A ka nevojë për rrotacion politik?
Bregu: Shqipëria ka nevojë që qytetarët të kenë rol në politikë. Tashmë është thyer pasqyra kur politikanët thonin e di unë çfarë është e mirë për popullin.
A meriton vendi një lidership tjetër?
Bregu: Meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.