Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’do ndodhë me paratë e emigrantëve dhe legalizimin e kanabisit, Rama shtron 12 pyetje për shqiptarët

18/01/2022
Ç’do ndodhë me paratë e emigrantëve dhe legalizimin e kanabisit, Rama shtron 12 pyetje për shqiptarët

Qeveria ka hartuar një pyetësor për 12 çështje, për të cilat kërkon mendimin e shqiptarëve. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Në mesin e pyetjeve për qytetarët ka çështje si a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

“Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantësociale nga shteti. Të tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?” – pyetet në formular.

Po ashtu, Rama pyet shqiptarët nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?” – pyetet në formular.

Nuk lihet jashtë vëmendjes as pagat, ku formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive dhe nëse këta persona duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

“Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënsve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?”

Çështje të tjera që pyeten në formular janë ajo e amnistia e parave të fituara në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar përfundon nën rrotat e kamionit, ndërron jetë (Emri)
Kryesore

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar përfundon nën rrotat e kamionit, ndërron jetë (Emri)

07/06/2023
SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS
Kryesore

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

06/06/2023
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë
Kryesore

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023
Kapen me laborator heroine kushërinjtë e ish-ministrit
Kryesore

Kreu i një organizate kriminale, shqiptari arrestohet në Greqi

06/06/2023
Butrinti me koncension, Kushtetuesja cakton datën e parë të seancës. Ina Zhupa: Çështje kombëtare!
Kryesore

Butrinti me koncension, Kushtetuesja cakton datën e parë të seancës. Ina Zhupa: Çështje kombëtare!

06/06/2023
Kryeprokurori: Gjirokastra me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, Berati më i ulëti
Kryesore

Kryeprokurori: Gjirokastra me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, Berati më i ulëti

06/06/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Plagoset një shqiptar në Larisa

I kërkuar për grabitje dhe trafik droge, shqiptari arrestohet në Igumenicë

07/06/2023
Oferta marramendëse, ja klubi ku mund të luajë Messi

Oferta marramendëse, ja klubi ku mund të luajë Messi

07/06/2023

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al