Gazetari Carlo Bollino ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin Open” me gazetaren Eni Vasili. Ai është shprehur se ka qenë ndër të parët që ka denoncuar kanabisin në Lazarat, por është kërcënuar me vdekje.
Ndërkohë ai është shprehur se opozita dhe mediat e opozitës kanë disa ditë që po merren vetëm me të dhe e ka cilësuar këtë si diçka të çmendur, ndërsa ka shtuar se preferon një mandat të tretë për PS-në se sa opozitën e bashkuar.
“Mes PS dhe opozitës së bashkuar unë preferoj PS. Unë kam qenë nga të parët që kam denoncuar kanabisin në Lazarat dhe më kanë kërcënuar me vdekje. Opozita dhe mediat opozitare kanë disa ditë që merren vetëm me mua. Kjo është çmenduri, ky është kulmi”, tha ndër të tjera Bollino