• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çapajev Gjokutaj: Shën Sofia kapërcen ylberin e intolerancës

31/07/2020
Çapajev Gjokutaj: Shën Sofia kapërcen ylberin e intolerancës

Nga Çapajev Gjokutaj

Të premten tjetër kisha e Shën Sofisë në Stamboll do bëhet xhami. Vendimin e ka marrë Erdogani pasi një gjykatë e gjeti jo të mbështetur në ligj një dekret të qeverisë Ataturk, marrë 86 vjet më parë.

Mënyra si e përdorim këtë monument, deklaroi Erdogan, është punë e Turqisë, se Shën Sofia është nën sovranitetin tonë.

Kjo puna e sovranitetit, sado në rregull të ngjajë formalisht, çalon nga të dyja këmbët.

Nobelisti Orhan Pamuk i tha BBC-së se ai dhe miliona shekullarë turq i bashkohen britmës së protestës, por qëndrimi i tyre s’përfillet.

Ka edhe një anë tjetër që e bën vendimin e Erdoganit, jo të çalojë po të kërkojë patericë. Shën Sofia është trashëgimi e kulturës botërore në kuptimin më strikt të kësaj fjala.

E ndërtuar në shek. VI nga Justiniani shënon një nga monumentet më me vlera të artit bizantin. Pas tetë shekujsh funksionimi si kishë do të konvertohej në xhami me rënien e Kostandinopojës, për të marrë statusin e muzeut pas pesë shekujsh, më 1934, gjatë reformave të Ataturkut, babait të Turqisë moderne.

Parë kështu, në rrjedhën e shekujve Shën Sofia ka qenë truall simbiotik fesh e qytetërimesh dhe ka marrë peshën e simbolit të bashkëjetesës religjoze e kulturore. Statusi i muzeut e mishëronte më mirë këtë simbolikë dhe e kthente monumentin në urë mes feve e qytetërimeve.

Kthimi nga muze në xhami është akt force dhe revanshi që, jo vetëm fyen një pjesë të konsiderueshme të turqve të sotëm, por edhe i fryn zjarrit të mërirave e fanatizmave në gjithë botën.

Merr trajta ironike fakti se rikonvertimi i Shën Sofisë ne xhami nuk bëhet për nevoja të besimtarëve myslimanë turq, por për t’u shërbyer politikave të ditës.

Vëzhgues të ndryshëm e shohin këtë konvertim si përpjekje te Erdoganit dhe të partisë së tij për të kompaktësuar elektoratin, që rrezikon të ftohet dhe shpërbëhet, në kushtet kur ekonomia turke po bie dhe papunësia po rritet. Fitorja e opozitës për bashkinë e Stambollit dëshmon se një pjesë përherë e më e konsiderueshme e qytetarëve nuk aprovojnë politikat erdoganiste.

Akte të tilla si shndërrimi i një monumenti të shquar nga muze në xhami krijojnë edhe tensione e përfolje ndërkombëtare, nxisin pasione fetare dhe synojnë të ngopin me lugë zbrazur miliona besimtarë turq, kryesisht nga zonat rurale, duke u pëshpëritur se janë të fisëm e mbeten sojlinj edhe në kohë krizash, kur kuzhina e tavolina këmbëngulin se ke rënë nga vakti.

Me nëntekstet simbolike që përmban, konvertimi i Shën Sofisë vjen në rezonancë edhe me tensionet politike mes Ankarasë dhe Athinës, tensione të acaruara rishëm nga diskutimet për kufijtë detarë dhe valët e refugjatëve që në kërkim të Europës kalojnë kufirin mes dy vendeve. Në kohë vështirësish imazhi i armikut të jashtëm bëhet më i kërkuar e më veprues.

Ministria turke e Kulturës dhe e Turizmit sqaronte se mozaikët e krishterë të Shën Sofisë nuk do të preken, as do zhvendosen, vetem se do të mbulohen me një lloj perdeje në kohën e faljes.

Kjo puna e perdes të kujton skenën dhe aktrimin dhe të shtyn të rikujtosh mësimin e historisë se politikanët dashurohen me lojë simbolesh kur janë në vështirësi. Gjatë periudhash të tilla përdorin me tepri historinë, përkatësitë fetare, racore, etnike, politike etj., për t’i fryrë zjarrit të pasioneve dhe për të përgjumur gjykimin racional.

Related Posts

Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume
Blog

Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume

13/11/2025
Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!
Blog

Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!

10/11/2025
“Gabriel Guma super djalë, 900 votat i ka personale”, Roland Bejko: Qelbësirat e PD i zbuluan ambicien. Ata që ditën i venë për foto dhe në darkë bëjnë biznes me kundërshtarët e tij
Blog

“Gabriel Guma super djalë, 900 votat i ka personale”, Roland Bejko: Qelbësirat e PD i zbuluan ambicien. Ata që ditën i venë për foto dhe në darkë bëjnë biznes me kundërshtarët e tij

10/11/2025
Kur populli i kthen kurrizin masivisht politikës!
Blog

Kur populli i kthen kurrizin masivisht politikës!

10/11/2025
Një kandidat për deputet në Gjirokastër me dy mbiemra (Emri)
Blog

Bojkoti i sotëm më i shëmtuar se i 2019

10/11/2025
Blog

Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike

10/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

13/11/2025
LIVE Andorra-Shqipëria/ Nis pjesa e dytë, ekipi i Sylvinhos kërkon të zhbllokojë shifrat (VIDEO)

LIVE Andorra-Shqipëria/ Festë kuqezi, Asllani gjen golin (VIDEO)

13/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al