Ballshiotët pësuan humbje në shtëpi duke u mundur 0-3 nga Laçi e duke parë edhe fitoren e Vllaznisë në Shkodër me Kukësin, tashmë ballshiotët i kanë të lëkundura sërish pozitat sa i përket mbijetesës e sidomos zonës së “Play-Out”, ku janë vetëm dy pikë larg nga Vllaznia.
Skuadra ballshiote tashmë ka edhe dy ndeshje, me Luftëtarin këtë fundjavë si dhe me Tiranën dy javë më vonë, takime mjaft përcaktuese për Bylisin sa i përket largimit nga vendi i tetë. Ballshiotëve tashmë u duhet që të marrin minimumi 4 pikë për dy takimet e mbetura dhë të mos lëkundin pozitat.
Kujtojmë që ballshioitët, sa u përket ndeshjeve direkte janë të favorizuar në krahasim me shkodranët, pasi Bylisi nuk ka asnjë humbje e për më tepër ka fituar në Shkodër në fazën e dytë. Ballshiotët do të jenë të plotë, ndërsa në sfidën me Luftëtarin, në Ballsh kërkojnë vlerësim maksimal pavarësisht kundërshtarit dhe marrjen e pikëve maksimale.
Për më tepër që në këtë ndeshje bashkohet me skuadrën edhe Ardit Peposhi që mungoi ndaj Laçit. Por drejt rikuperimit të plotë po shkon edhe Barjamaj. Mallakastriotët do të luajnë me bluzinjtë premten në orën 17:45, në “Adush Muça”, një shans për t’u shfrytëzuar në këtë moment delikat të garës për të besuarit e Dovedan.