• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bujqësia shqiptare, kjo “pemë pa fryte”

19/03/2022
Bujqësia shqiptare, kjo “pemë pa fryte”

Pavarësisht se braktisja e fshatit dhe zonave rurale drejt qendrave urbane nuk ka reshtur që prej vitit 1991, duke e tkurrur kështu popullsinë rurale me 44%, sipas INSTAT-it, bujqësia në Shqipëri mbetet prioritare për t’i siguruar të ardhura e jetesën shumëkujt.

Por, e ardhmja e bujqësisë nuk duket aq e ndritur.

Profesori Zef Gjeta për Albanian Post shpjegon se të rinjtë, të cilët janë të përfshirë në punë bujqësore apo blegtorale, ndodhen kryesisht në zona relativisht të thella.

Sipas tij, kjo ndodh se “aty nuk kanë mundësi tjetër dhe e kanë pasur të pamundur të largohen”.

Ndër të tjera, profesori thotë se të rinjtë nuk orientohen kah bujqësisë, duke qenë se “është një fushë që normën e fitimit e ka goxha më të ulët krahasuar me disa fusha të tjera”.

Infrastruktura në bujqësi

Një ndër faktorët që ndikon në të ardhmen “jo të ndritur” të bujqësisë, janë kushtet e vështira të punës dhe jetesës në bujqësi, për shkak të infrastrukturës, të mekanizimit dhe të çrregullsisë në tregje”.

Faktorët e mësipërm, vijon më tej pedagogu, përveçse mbajnë larg investitorët e rinj, largojnë edhe ata të cilët e kanë si mënyrë jetese punën në fshat.

“Rinia e angazhuar në bujqësi është ajo pjesë e parë e rinisë (kur fëmijët janë akoma duke u rritur), sepse kur arrijnë në një moshë që mund t’i ‘shpëtojnë’ ndikimit të prindërve, ata bëjnë të pamundurën që të largohen nga bujqësia”.

Por, siç e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe INSTAT-it, edhe pse sektori i bujqësisë është kontribuuesi kryesor në punësim dhe në PBB në statistika, ka produktivitetin më të ulët në rajon.

Sipas Agron Dukës, kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, produktiviteti i ulët vjen si pasojë e mosekzistencës së “Fermës bujqësore”, si element bazë për zhvillimin e bujqësisë.

Ai shprehet se kostoja e lartë e prodhimit bujqësor dhe mungesa totale e shërbimeve dhe e infrastrukturës financiare rurale, kanë ndikuar si faktor frenues në përparimin e familjeve fshatare.

Duka, i cili është edhe deputet, thotë se produktiviteti i ulët ka ardhur edhe si pasojë e zbatimit diletant dhe jo të mirëkoordinuar të politikave dhe reformave bujqësore.

“Për rrjedhojë, bujqësia mbetet një sektor i prapambetur dhe joefektiv i ekonomisë, që nuk është në gjendje të sigurojë produkte dhe të ardhura të mjaftueshme për familjen fshatare, sasi dhe cilësi të mjaftueshme të produkteve për tregun vendas, produkte konkurruese për tregun ndërkombëtar”.

“Bujqësia, kapacitetet për t’i dhënë zhvillimin e duhur ekonomisë së Shqipërisë”
Profesor Gjeta është optimist, se investimet në sektorin e bujqësisë kanë prirje të jenë të suksesshme, sepse janë të domosdoshme.

“Investimet në bujqësi janë investime që kanë kthim të vonshëm të kapitalit, por që është e nevojshme të realizohen. Kjo bëhet edhe më shumë e dukshme, p.sh. me rastin e luftës në Ukrainë, ku çmimet e shumicës së produkteve bujqësore (krahas edhe të tjerave), janë rritur në mënyrë të menjëhershme. Kjo e bën të domosdoshme që, një pjesë e investimeve kombëtare, të drejtohen në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë”.

Të njëjtin mendim ndan edhe Duka, i cili është shprehur se bujqësia ka kapacitet t’i japë zhvillimin e duhur ekonomisë së Shqipërisë.

“Tri janë shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, Bujqësia, Agroindustria dhe Turizmi. Zhvillimi i këtyre tre drejtimeve do të mundësojë rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë për një periudhe afatmesme dhe afatgjatë”.

Por, si ekspertë të kulturës bujqësore, të dy intelektualët bien dakord që Qeveria duhet të mbështesë investimet e reja dhe ato ekzistente në këtë sektor ekonomie.

Deri tani, shprehet Gjeta, projektet dhe sipërmarrjet e vogla të fshatit “as në bujqësi dhe as në blegtori, nuk mbështeten sa dhe si duhet”.

“Asistenca që ofrohet nga AZHBR-ja është e pakët dhe kryesisht e destinuar ndaj investitorëve të mëdhenj”, ravijëzon ai.

Ndërsa për Dukën, me investimet në uljen e kostos së lartë të produkteve bujqësore dhe rritjen e cilësisë së tyre, do të bëhet e mundur “çarja e tregut evropian” me produktet shqiptare.(Albaniapost)

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al